Me veshë apo me sy?Elda Dilo

Elda Dilo

ME VESHË APO ME SY?
​Në tregun e madh të kësaj bote,
Ku shiten fjalë e blihet dritë,
Njerëzit ecin rrugës sate,
Po s’të shikojnë kurrë tek sytë.
 
​I montojnë gjyqet nëpër qoshe,
Konspiracionet thurin thashetheme,
Të bëjnë fajtor me skenare boshe,
E të gjykojnë përmes një skeme.

 

​O njeri që rend pas zhurmës,
Që beson çdo fjalë në erë,
Pse i bie pas asaj gjurmës,
Që të tjetërson çdo vlerë?

 

​Nëse ke sy e dritë njeriu,
Pse i sheh njerëzit me veshë?
Pse bëhesh pre e asaj hijeje,
Që të vërtetën kërkon ta zhveshë?

 

​Mos dëgjo botën që bërtet,
As thashethemet që marrin dhenë,
Shihe njeriun në shpirt të vet,
Atje ku rrënjët jetën gjejnë.
 
 
​Se ligj i vetvetes duhet të bëhesh,
Të mbrosh të vërtetën në çdo hap,
Që ndaj gënjeshtrës të mos dorëzohesh,
Kur bota veshët t’i ofron prap.
 
 
Elda Dilo
 
​P.S. Mbi Stilin dhe Modën e Sotme…
 
​Për ta shoqëruar këtë reflektim mbi harmoninë, sot zgjodha një nga tendencat më të fuqishme të sezonit: stilin e koordinuar (matching sets) në nuancën korale. Këto komplete me këmishë liri dhe pantallona me bel të lartë po dominojnë modën verore sepse rrezatojnë vetëbesim dhe krijojnë një kontrast magjik me blunë e detit. E kombinuar me një çantë në ngjyrë toke dhe vargun e perlave, kjo pamje tregon se stili i vërtetë nuk ka të bëjë me buxhetin, por me shijen e hollë për të gjetur dhe gërshetuar tendencat e kohës.
​P.S. On Style Fashion Trends.
​To accompany this reflection on inner harmony, today I chose one of the biggest trends of the season: the matching linen set in a vibrant coral hue. These coordinated button-down shirts and high-waisted trousers are dominating summer fashion, radiating confidence while creating a magical contrast with the deep blue sea. Paired with earth toned accessories and a classic pearl necklace, this look proves that true style isn’t about the budget, but about having the refined taste to beautifully weave together contemporary trends. Because art and fashion always speak the same language!