Monologje të akullta në mesnatë-Kristofor Merkuri

Kristofor Merkuri



“…tani s’mundem, tha,- jam akull, po ngrij.
Ti, në ujrat e bruzta të shpresës…vozit!
Ndoshta ndonjë ditë do të shkrij…!”
(shpresë pa shpresë, kjo grua të mahnit!)
“Më mirë të mos merresh me mua,
paçka se akullin e ndiej tek plasarit.
Ti, s’i njeh kurthet që mund të ngrejë
një grua…”
(O Zot…kjo grua të trondit!)

“…ndoshta në mesnatë, tek bredh si
pulëbardhë,
mbi varka peshkatarësh, ti bridh si
albatros.
Të presim agimin sëbashku, duke
ardhë…
se atëherë…( ti po më marros!)

…se ateherë, ngricat dhe akujt shkrijnë
dhe shpresat shfaqen,vetëm kur lind drita;
ndërsa stinët e blerta ikin e vijnë…”
(epo, s’mund të pres…të shkrijë
Antarktida!)



Tr.24.06.2026