Cikel me poezi
Nga Panajot Boli
Drithërime vetmie
Si hije e zbehtë fantazme
Me një patericë të shtrembër që rënkon herë,herë
Troket në rrugicat e shurdhëta të fshatit
Nata e çalë
Tek-tuk zëra të mekura
E ca drita që ndizen e fikën si t’i tremben muzgut
Në një det që hesht frikshëm në mugëtirë
Si sinjal sos
Rreth prehrit të natës
Janë ulur shushunja e zogj me zera të përvajshëm
Oxhaqeve u është ngrirë gjoksi i bloztë
Ah,për pak zjarr
Në mbreterinë e errësirës
Liturgjinë e nisin ushtria e insekteve me zogjtë
Dritarët e shtëpive kanë ulur qepallat
Psherëtijnë pa zë
Në manin plak të oborrit
Dhimbja e vetmisë i mban ison të gjorës kukuvajkë
Hëna u fsheh pas reve ogurzeza
Me një lemsh në fyt
Të zbehta yjet në qiell
Si në një meshë mortore rrinë me duar të kryqëzuar
Gjelat në fshat janë pakësuar të zgjojnë
Mengjesin e hutuar
SHPESH KY GJUMË…
Shpesh gjumi më bëhet një mushkë gri xanxare
Turfullon keq,hedh vickla,dhe nuk e bëj zap dot
Më mundon në monopate të ngushta e në rrepira
Nuk pranon t’i vë kapistër,ta bindesh,nuk ka zot
Rropatem me llahtar,djersij,kapistrin mbaj në dorë
Rrezohem ugareve me driza,dridhem si zogu në borë
Shpesh gjumi më bëhet një kalë i bardhë, shtatlart
Vjen ulet në gjunjë e supet e tij për kalërim më ftojnë
Parajsë bëhet nata, e hëna me yjet mpleksin magjira
Violinave i bien zogjtë,dhe lulet si njerez kuvendojnë
Si kali i Kostandinit ai rend e rend, me zogjtë bisedojmë
Kaptojmë shtatë male e kodra,Doruntinën time kërkojmë
Ç’DESHI KY MIK I PAFTUAR ?
Trendafili i kuq u zgjua herët, nuk pa endërr
Dritë të argjendë agu hedh te fytyra
Ca pika vese merr në pellëmbën e tij
Të lumturoj fustanin palë, palë
Me shtatë ngyra
Të bëhet i bukur, i bukur
Të puthet si i çmendur
Me më të mirën fluturë
Ylli i fundit i la një zemët në xhamin e dritarës
Fshehu ca pikla aromë në borzilok
Ta xhelozoj me trendafilin e vesën
Të loz në djepin e dashurisë
Me endrrën tok
Ajo ende me ëmbëlsi mbushur
Si trendafili me vesën
Kërkon një të puthur
Ç’deshi ky mik i paftuar,zevzeku zgjimi
Të trokas ai befas e të trembet endërrimi?
ÇUDI ME KËTO VALË…
U lodhen valët duke rrahur shkembin e murmë
Shfryn dufin e nga goja nxorën shkumë të bardhë
Ia lëmuan gjoksin leshtor dhe e zhbiruan edhe pak
Të turpëruar u terhoqen në formacion varg e varg
Shkembi nuk u zemërua aspak, me qesendi qeshi
Shikoi veten e tij në pasqyrën e madhe kaltërim
U ravijëzuan muskujt në trup si e Uliksit në statujë
Me ju jam dashuruar,u thotë,prehuni në gjoksin tim
U zbutën valët dhe në mbremje u mblodhen rreth tij
I ledhatojnë gjoksin e bukur e befas bien në dashuri
Llokoçtin plot gaz,mbi supe vjen dhe ulet edhe hëna
Nanuritin ëmbël një endërr dashurie në natën magji