Heshtja e satrapit-Naim Cejku

H E SH T J A E S A T R A P I T
Kufoma luksoze pa varr rrinë në hale
Mbi skeletin e një kombi që po e hani të gjallë
Rri ti, o i paftyre e mizor si mumje dhe heshte
Kur sheshet ulërijnë e mbushen me shqiptarë

Ti numëron paratë dhe pikturon një tjetër plan

Ose e ngrit zërin e sulmon shtetet tjera ne bote
Të vijnë stuhitë nga Lindja, me pakte dhe me tmerr
Strehon në oborin tonë që mbjellin zi e terr
Ndërsa rrugët tona digjen, ti fshihesh si në ferr
Në luks të fëlliqur, si një i gjallë e pa varr

 

O kryetar i fasadave, i bojërave mbi mure
A e shikon o i paftyre qe populli yt po vdes
Në çdo fushatë premton me partine liri e flamure
Por ti je një zvarranike në duart e tradhetareve

 

Ti hesht kur rinia ikën e merr rrugët e botës
Hesht ti kur nëpër sheshe vlon i shenjti zemërim
Se je thjeshtë një skllav i kolltukut dhe i gotës
Që Shqipërinê tonë e ktheve në pazar e në mallkim
Zgjohu e fol, o i vdekuri në fron !

Se heshtja jote është krim dhe tradhti
Kur populli yt nëpër rrugë bërtet e rënkon
Ti fshihesh si hije në të zezën shtëpi
Bindu o kombi im kryetari është tradhëtar.