Në mëngjes, kur për kafe jam nisur,
dikush më shikon ngultas, çuditërisht,
dikujt tjetër, i dukem paksa i krisur,
se shkoj kokulur, të shkel rregullisht.
dikush më shikon ngultas, çuditërisht,
dikujt tjetër, i dukem paksa i krisur,
se shkoj kokulur, të shkel rregullisht.
Shkak është bërë, ish baxhanaku im,
nëntëdhjetëvjeçari, shkeli keq në trotuar,
theu baçinin, kur përtokë ra përmbys,
përfundoi i sakatuar dhe vdiq në spital.
Thuhet, të mushuarit, vdesin para kohe,
kur shkasin në dush, ose kur dhjesin.
Këto raste, vdekja merr të çdo moshe,
ndaj tani shikoj këmbët, shtoj kujdesin.
Ata që s’dinë nga u vjen rreziku në jetë,
mund të më quajnë dhe të çmendur fare.
S’ka rëndësi, ç’thonë njerëzit e metë,
mendoj se kujdesi, është mençuri filestare.
Nuk di njeriu, çfarë i sjell dita e moti,
fjala urtë, ka qarkulluar në çdo kohë:
‘’Ruhu nga rreziku, të të ruaj zoti!’’
Ndaj ku hedh këmbët, hedh sytë të shoh!
Por hedhja e hapave, me kujdes të tepruar,
duhet kuptuar dhe në mënyre metaforike:
Nuk bëj as veprim të shpejtë, pa u menduar,
se me sytë përpjetë, s’merren vendime jetike…
duhet kuptuar dhe në mënyre metaforike:
Nuk bëj as veprim të shpejtë, pa u menduar,
se me sytë përpjetë, s’merren vendime jetike…