Selaniku-Arsinoi Zengo

Arsinoi Zengo Kallco

 
Selanik, qytet me shpirt të kaltër,
ku deti i puth rrugët çdo mbrëmje.
Çdo hap mbi gurët e tu të vjetër,
zgjon një kujtim që s’ka harrim.
 
Në Platia Aristotelous fryn një erë e ëmbël,
që flet me gjuhën e ëndrrave të mia.
Dritat vallëzojnë mbi valë,
si yje që zbresin pranë zemrës.

 

Në heshtjen e natës, Kulla e Bardhë
ruan sekretet e dashurive të vjetra.
E unë ec ngadalë mes frymës së qytetit,
duke kërkuar pak dritë për shpirtin.
 
Selanik, ti nuk je veç një qytet…
Je një melodi që nuk shuhet,
një përqafim mes qiellit e detit,
një copëz magjie që mbetet përgjithmonë në zemër. ❤️