PA KUSHTE
Mos ma mat horizontin me vizoren e brigjeve,
se deti nuk i njeh betimet e kufijve.
Aty ku mbaron emri,fillon nje tjetër udhëtim,
dhe çdo portë e mbyllur është vetëm një inerpretim.
se deti nuk i njeh betimet e kufijve.
Aty ku mbaron emri,fillon nje tjetër udhëtim,
dhe çdo portë e mbyllur është vetëm një inerpretim.
Mos më kërko të jem formë brenda enës tënde,
uji nuk humbet veten kur ndryshon vende.
Ajo që rrjedh s’është tradheti ndaj burimit të vet,
por kujtesa e lashtë që refuzon të bëhet mur e mbret.
Nëse hëna i bindet natës,nuk është robëri.
as ylli që digjet larg nuk vuan në vetmi.
Janë ligje më të vjetra se çdo fjalë e dhënë,
që nuk mbahen me zinxhirë,por me heshtje të nxënë.
Prandaj, lëri gjërat të jenë pa emrin që u vë,
se disa të vërteta vdesin sapo t’i zë
Dhe ndoshta ajo që mbetet kur çdo kusht merr fund,
është arsyeja pse deti nuk i kërkon leje askujt.
se disa të vërteta vdesin sapo t’i zë
Dhe ndoshta ajo që mbetet kur çdo kusht merr fund,
është arsyeja pse deti nuk i kërkon leje askujt.
