Fjala që ndryshoi një jetë-Shkurte Berisha

Shkurte Berisha

FJALA QË NDRYSHOI NJË JETË
 
Një fjalë e vogël,si pikë vese,
Më dha dritë e mbolli shpresë
S’e pashë me sy, s’e mbajta në dorë,
Por m’u bë busull çdo ditë ,çdo orë.
 
Kjo fjalë e bukur që lindi nga shpirti,
Si rreze shprese, zemrën ma ndriti.
Më dha dorën, në këmbë më ngriti,
Më dha forcë, drejt majës me ngjiti.

 

Fjala shpresë ,që s’vdes kurrë,
Gurgullon si burim ndër gurë.
Të jep besim të ngrihesh përseri,
Të përballosh jetën me mençuri.
 
 
Prandaj e ruaj si thesar të fshehtë,
atë fjalë që ndryshoi një jetë.
Bota do të ndryshoje si me magji,
Nga një fjalë e thënë me dashuri.