
Migel Flor
Kjo hënë që rreshqet në çdo fletë
si një sirenë që bredh në yje
një lule puth një pilivesë
dhe i thotë fjalë lumturie.
Mbi Akropol ulet pa frikë
mbi mbretërit me kurorë
i zhvesh nga gjumi letargjik
ua prek mjekrat me dorë.
Gjithçka e lan në ngjyrë të arit
me sytë e saj kjo nazike
Athina kurrë nuk ka të sharë
për këtë çast bëhet magjike.