Mantel dashurie-Dhurata Ndoni-Cela

Dhurata Ndoni-Cela


Hëna puth diellin,dielli puth hënën.
Askush nuk e di këtë sekret.
Ata nuk takohen kurrë gjatë;
veç në agim ,në perëndim,
kur puthja bëhet dritë e flakë,
dhe qielli skuqet pak nga pak.
Buzën ul hëna n’qerpik të diellit,
kur yjet nuk janë dëshmitarë.
Nata frymon në krahët e dritës,
zemrat trokasin pa zë ,pa fjalë.
Hëna me diellin këndojnë
një rrëfenjë:
-Natën mbulojmë me yje,
mantel!
Hëna mantelin e qep si fustan,
stoli dashurie gjithë jetën e mban.
Dielli mantelin e qep si këmishë
vello lumturie ia vesh dashurisë.