Vështrim kritik ndaj shkrimit të dr. Bledar Prifti te gazeta “Dielli”-Dritan Mardodaj

Dr. Bledar Prifti, hera e parë që ja degjoj emrin po pak rëndësi ka. Ajo që ka rëndësi është se ky individ paska shprehur shqetësimin, me anë të një shkrimi me titull Armiku më i madh Shqiptarëve, me nota tendencioze dhe sofizëm helenistik – pisllik, që sipas tij qënka ngritur një frymë anti Izraelite në Shqipëri, dhe si e shpreh këtë shqetësim ky personazh fjabesk, e shpreh pikërisht duke përçmuar, ofenduar shqiptarët, duke përmendur një mijë e një të zeza të shqiptarëve, duke i paraqitur si hajdutë si horra, si injorantë.
Po për stomatologen hebreje nga Vlora, Ana Kohen, që një ditë të bukur u zgjua “akademikeshë”, kush e di sesi e se kush e paska promovuar, dhe që pretendonka me një pseudo spontanizëm dhe “modesti” djabolike se në 1492 në qytetin e Vlorës paska patur 90% hebrej, çfarë do të thotë ky “prift” i dreqit?! Apo kjo është irrilevante për të, mjafton që mos të shqetësohen, bezdisën miqtë e tij. Shqetësim dhe i çuditshmëm është dhe gazeta në të cilën është botuar ky biçim shkrimi antishqiptar, pikërisht në gazetën “Djelli”, gazeta e “Vatrës” se Nolit dhe Konicës, pra mu në zemër të shqiptarëve, diasporës të Amerikës.
Nëse ky individ do të donte të paraqiste, pse të bënte ndonjë shkrim kritik për shoqërinë shqiptare, nuk kishte pse të nxitej të merrte për bazë këtë shqetësim të tij, duke e vënë në krahasim me një popull tjetër qoftë izraelit, apo çfarëdo lloj tjetër kombi në planet, duke e paraqitur popullin shqiptar më martir në Ballkan dhe Evropë, që u sakrifikua gjatë mesjetës për të mbrojtur Evropën dhe kulturën perëndimore, si të prapambetur dhe inferior, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve kudo që shkojnë jashtë vëndit dallohen për virtytet e tyre.
Me sa duket ky personazh nuk e njeh ende mirë (ose bën sikur) karakterin, mesa duket shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë më të persekutuar në vendin e tyre nga klasa e korruptuar politike.
Nëse ka një armik të shqiptarëve mund të jetë pikërisht dr. Bledar Prifti me këtë qasjen e tij, përçmuese ndaj kombit të madhërishëm shqiptar.

©Dritan Mardodaj