
Gëzim Llojdia
1.
…Rrugëtimi drejt “zemrës së Labërisë,”përgjatë shtratit të lumit Shushicë, nuk ishte thjesht një udhëtim gjeografik.Por një kthim pas në kohë.Në çdo metër, që linim pas qytetërimin ndjeja se po afrohesha më shumë me thelbin e një historie të lashtë,të gdhendur në çdo gur dhe pëshpëritur nga era Kur më në fund,silueta e Cerjes së lashtë filloi të shfaqej në horizont, ajo cfarë ka mbetur janë gurët, një kujtesë e heshtur e mijëra viteve dhe zemra rrahu fort. Ishte jo thjesht një vend, por një portal drejt një epoke ku ilirët kishin hedhur themelet e qytetërimit,një tokë ku historia flinte, duke pritur të zbulohej sërish.Ky nuk ishte thjesht një vendbanim, por një monument i qëndresës dhe madhështisë njerëzore dhe isha gati të shkelja në hapat e paraardhësve të harruar.
2.
…Ishin vittet 2010 .Ajri filloi të ndryshonte, duke marrë me vete aromën e tokës së vjetër dhe gurgullimën e largët të Shushicës. Kisha nisur udhëtimin tim drejt Smokthinës, por ishte thellësisht drejt shpirtit të saj historik që synoja: Cerjen e lashtë. Ndërsa makina përshkonte shtigjet e ngushta, syri nuk i kapte dot sado që kërkonte shenjat e para të një jete të dikurshme.Ku gjëndej qyteza karkoll?
Nga dy qyteza të tilla në luginë të Shushicës, Cerja në fillesë dhe më poshtë Olimpia në Mavrovën e sotme ishin dhe mbeten aty, ku duken gjurmët e lashta.Dhe ja, befas, ajo u shfaq një grumbull gurësh që dikur ishin mure madhështore, një kala që kishte sfiduar shekujt.Një emocion i thellë respekti dhe misteri më pushtoi.Sa histori kishin parë këto kodra?Sa jetë ishin jetuar këtu,apo sa beteja ishin luftuar?Çdo hap drejt Cerjes ishte një dialog me të shkuarën, një premtim për të dëgjuar zërat e atyre që ndërtuan dhe banuan këtu, duke u përpjekur të shpalosja misteret e një civilizimi të thellë, të fshehur në zemër të Labërisë.
3.
Smokthina, zemra e Labërisë dhe pjesë thelbësore e Krahinës së Mesaplikut, shtrihet në të majtë të lumit Shushicë, një ultësirë rreth 250 metra mbi nivelin e detit. Kjo trevë është një dëshmi e gjallë e një historie të thellë dhe një popullsie autoktone,që ka banuar këtu që nga prehistoria.
Cfarë e vërteton këtë?
Dëshmitë arkeologjike dhe historike konfirmojnë se Smokthina ishte banuar ,që herët nga fiset pellazge-ilire-epirote të Kaonisë.Kjo histori e lashtë reflektohet edhe në epokën homerike, ku kultet e hyjnive të shpellave dhe majave të maleve si Tartari që në mitologjinë e vjetër personifikon “korrierin e hyjnive” apo emra si Këndrevica ,Kurora e Malit dhe Bozhiku sugjerojnë një lidhje të thellë me traditat e lashta.Megjithatë, më të rëndësishme mbeten gjetjet e shumta gjuhësore që vijnë nga thellësitë e lashtësisë. Të gjitha këto elemente dëshmojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se Smokthina, ashtu si gjithë Labëria, ishte një qendër e rëndësishme e banuar nga fiset ilire të Kaonisë.
4.
Për të kuptuar thellësinë e kësaj historie, sjellim në vëmendje vendbanimin e fortifikuar të Kalasë Qytezë të Cerjes.Kjo kala, së bashku me të tjera përgjatë Lumit të Vlorës,formojnë një dëshmi bindëse të një zone tepër të populluar qysh në lashtësinë e hershme.Banorët e parë, pasardhës të drejtpërdrejtë të fiseve ilire, shtriheshin nga Cerja, përgjatë Ultësirës së Lumit të Smokthinës, rrëzë kodrave në Mesaplik, e deri në Gërmadha.Ky fakt i pamohueshëm theksohet nga 15 objektet e kultit dhe dhjetëra gjetje arkeologjike. Mozaikët e Mesaplikut dhet ë Kaçorrit, si dhe toponimet e shumta që ende mbijetojnë,flasin qartë.Vendbanimi i hershëm ka qenë pikërisht kjo trevë.Në qendër të këtij vendbanimi të rëndësishëm ilir qëndron Kalaja qytezë e Cerjes. E vendosur në majën e një kodre piramidale me bazë katërkëndëshe, edhe sot dallohen qartë muret rrethuese masive.Të ndërtuara me blloqe gëlqerorë në shekullin IV p.e.s,mbeten një monument i fuqishëm i historisë së kësaj treve.
5.
Muret e kalasë, të ndërtuara me gurë masivë gëlqerorë me dimensione 70 x 100 cm,janë skalitur me mjeshtëri të admirueshme,dëshmi e aftësive inxhinierike të lashta. Brenda këtij fortifikimi, gjetjet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë një thesar objektesh,përfshirë thika bronzi, fibula, kapëse dhe figura, që flasin për jetën dhe kulturën e banorëve të saj ndër shekuj.Pak më tej, heshtur qëndrojnë edhe gjurmët e Kishës, një vend ku besimi dhe kultura janë gërshetuar ndër shekuj.
6.
Në anën jugore të kalasë, në një lartësi prej 300 metrash, lidhja me botën e jashtme sigurohej nga Ura e Bogdanit.Mbeturinat e saj, që ende qëndrojnë stoike rrëzë Kodrës së Cerjes,buzë lumit Shushicë,shërbenin si një arterie jetike duke lidhur botën e Amantias me Kaoninë.
Poshtë hijes së kalasë, në anën jugore dhe në një lartësi, fshehet një arterie historike: Ura. Dikur ishte një urë jetike që bashkonte brigjet e historisë.
Dhe e gjitha kjo rrëzë Kodrës së Cerjes,buzë ujërave pëshpëritëse të Shushicës.Fortesa e Cerjes ngrihet si një kujtim i gjallë i mjeshtërisë së harruar, me mure të ndërtuara nga gurë kolosalë gëlqerorë secili i skalitur me një precizion që sfidon kohën.Këto gurë nuk janë thjesht blloqe,por gurë dëshmitarë të një epoke ku forca dhe arti shkriheshin në një. Zemra e kësaj kalaje, ndër shekuj, ka ruajtur objekte, secila një fije e hollë në renditjen e pasur të jetës së saj të lashtë.
Cerja, me të vërtetë, nuk ishte thjesht një strehë.Por një djep i një kulture të thellë dhe qytetare.Dhe një dritare drejt një civilizimi të harruar.
7.
Kalaja imponuese e lashtë e Cerjes,qëndruan si roje të rrugëve të tregtisë dhe mbrojtjes, duke lidhur Amantian me Horën, dhe Kaninën me Olympinë e Cerjen, deri në valën shkatërruese të pushtimit romak.Ishte pikërisht ekspedita e legjioneve romake, e Pal Emilit,ajo që i shkatërroi.Kronikanët e kohës na tregojnë se forcat pushtuese kaluan lumin Shushicë në vendin që sot njihet si Vau i Palit, një emër që ruan ende jehonën e asaj ngjarjeje.
Shekulli II pr. Krishtit ishte një kapitull i errët për Ilirinë, e cila ra nën sundimin brutal romak.Kundër fiseve ilire të u kryen barbarizma çnjerëzore dhe qytete dhe qendra të tëra vendbanimi u dogjën dhe u shkatërruan, duke përfshirë edhe kalanë krenare të Cerjes. Kjo periudhë, veçanërisht rreth vitit 167 para Krishtit, la pas një rënie të thellë ekonomike dhe morale, duke shuar një pjesë të shkëlqimit të lashtë. Në fillim të shekullit II pes, Iliria ra nën sundimin e egër romak. Ata kryen barbarizma çnjerëzore ndaj fiseve ilire.Kalaja dhe ura ekzistuan deri në agimin e pushtimit romak, duke siguruar lidhjen dhe mbrojtjen jetike të rrugëve. Mirëpo më pasë ato u shkatërruan gjatë ekspeditës së legjioneve romake…
8.
Megjithatë, historia nuk ndalet vetëm te rrënojat e Romës. Në “Gërmadha”, buzë lumit të Smokthinës, aty ku takohen fshatrat Matogjin dhe Bashaj, fshihet një thesar tjetër. Këtu shtrihej “Pazari i Goricës”, një vend emri i të cilit flet për një treg të dikurshëm,ku dëshmitë e një qytetërimi të harruar janë të prekshme: gurë mermeri të punuar me mjeshtëri për kolona (1 m të lartë), tulla të mëdha (60 x 80 cm), dhe gjurmë të furrave të vjetra të pjekjes së tullave e poçerisë. Vetë toponimi “Gërmadha,” një fjalë shqipe që kumbon me kuptimin e rrënojave, bashkë me emra të tjerë të hershëm si Hunda e Shënmillit, Dede, Gjini, Brahimi, Sheshi i Kishës dhe Varrezat e Kaurëve, pëshpëritin histori të lashta dhe dëshmojnë për rrënjët e thella të kësaj toke.
9.
…Ajo që thekson më tej lashtësinë dhe zhvillimin e kësaj treve është prania e gurëve masivë, mbi 1 ton, të skalitur në forma katrore dhe rombi, të cilët gjenden në kalanë e Cerjes, Maricës, Gurin e Prerë të Mesaplikut, si dhe pranë Urës së Bogdanit. Këta gurë, identikë me ata të përdorur në muret e kalave të Sopotit,Butrintit, Himarës dhe Kaonisë, dëshmojnë qartë se ato janë vepër e një popullsie autoktone me kultura ndërtimore thellësisht të zhvilluara.
10.
Dëshmitë nga mozaikët e lashtësisë.Fakti i gjetjeve arkeologjike është po aq thelbësor.Mozaikët e zbuluar shërbejnë si dëshmi e një niveli të lartë zhvillimi qytetar dhe kulturor për këtë zonë:
…Mozaiku i parë, i zbuluar në vitin 1964 në vendin e quajtur Kisha e Kaçorrit,pranë burimit dhe Përroit të Smokthinës, shtrihej në një sipërfaqe pothuajse 80 metra katrorë. Ky thesar u shkatërrua gjatë punimeve bujqësore, duke humbur një pjesë të rëndësishme të historisë.
…Mozaiku i dytë, i zbuluar në vitin 1979 në qendër të fshatit Mesaplik, në vendin e njohur si “Kisha e Murre”, është pjesë e një bazilike që flet për një provincë të largët të Perandorisë Bizantine. Ky objekt kulti i tipit të sheshtë, me kompozimin e tij disi të veçantë, i përket kultit paleokristian të shekullit VI-IX të erës sonë. Një e katërta e tij, e gjetur në gjendje të mirë me përmasa 138 x 11 cm, u vlerësua si pasuri kulturore kombëtare dhe sot ruhet në Muzeun Kombëtar.Sipas studiuesit Dh. Budina, ky mozaik është një gërshetim unik i traditave greko-romake me ato ilire. Në qendër të tij spikasin motive etnografike:figura e një labi në profil, me flokë të gjatë, të lëshuara prapa deri në qafë, dhe me një kapele të veçantë shumë sferike. Budina sugjeron se kjo figurë mund të lidhet me personifikimin e “erës së veriut,” duke pasqyruar besimin popullor se të mirat dhe të këqijat vijnë nga një forcë natyrore, e veshur me atribute njerëzore.
11.
Vazhdimësia e jetës dhe gjurmët e lashtësisë.Megjithë pushtimet e shumta të të huajve që shpesh kanë shkaktuar rrënime të thella kulturore, mbeturinat nëntokësore të këtyre zonave sugjerojnë fuqishëm se jeta ka vazhduar në rrjedhën e saj të pandërprerë në këto treva Dëshmi e kësaj hershmërie dhe vazhdimësie është prania e lagjes “Parikë” dhe qytezës së Boderit.Parika dhe qyteza e Boderit, e njohur si një kala e rrënuar në bregun e majtë të lumit të Smokthinës, janë thelbësore.Aty shfaqen mbeturinat e një fortifikimi mesjetar, një vazhdimësi direkte e jetës ilire-arbëreshe, që ndoshta shërbente edhe për mbrojtjen e parisë së fundit të familjes Parikaj.
12.
Ndërsa hapat na largohen nga Smokthina e lashtë, nga muret e shkatërruara të Cerjes dhe gurët që ende pëshpëritin histori, një ndjenjë e thellë na kaplon. Kjo tokë, e kalitur nga mijëra vite jetë dhe pushtime, ruan në çdo cep të saj jehonën e pellazgëve, ilirëve. Është një vend ku e shkuara nuk është thjesht kujtesë.Por një prani e gjallë një frymë që vazhdon të dëshmojë për qëndrueshmërinë e një populli që ndërtoi kultura,kapërceu rrënime dhe la pas një trashëgimi që flet edhe sot.Largohemi, por zemra mbetet aty, e prekur thellë nga madhështia e një historie që ende pret të zbulohet plotësisht.Kur largohemi nga Cerja e lashtë, nga këto troje ku historia gërshetohet me çdo gur dhe toponim, nuk shohim thjesht rrënoja.Përkundrazi, dëshmojmë për një vazhdimësi të palëkundur,një shpirt të lashtë që ka mbijetuar çdo stuhi.Dhe çdo pushtim. Mbeturinat e kalave, urave dhe mozaikëve nuk janë vetëm gjurmë të së shkuarës. Por simbole të një kulture që refuzon të shuhet, një popull që e rishkruan historinë e tij me çdo brezni të re.Drita e Cerjes , sado e vjetër, vazhdon të ndriçojë, duke na kujtuar forcën e rrënjëve dhe premtimin e të ardhmes.
Dhe kështu,ndërsa dielli perëndon mbi kodra, duke pikturuar me ar rrënojat e Cerjes së lashtë, ne e lëmë pas këtë djep të civilizimit. Është sikur toka vetë të ketë thithur shpirtrat e lashtë.Por dhe duke i ruajtur në heshtjen e gurëve dhe në gurgullimën e lumit Shushicë. Çdo gjetje, çdo emër i vjetër, është një fije e shkëputur nga një vendbanim i mrekullueshëm.Ne ikim, por magjia e këtij vendi, me sekretet e tij të fshehura dhe historitë e tij të patreguara, na ndjek pas.Dhe duke na ftuar të rikthehemi për të zhbiruar thellësitë e një kohe të harruar, por asnjëherë të vdekur.
*Autori ka qenë Drejtor i parqeve arkeologjike
13.
Pasporta e Cerjes.
Kalaja e Cerjes Fshati Mesaplik,
Bashkia Selenic.
Statusi i objektit: Kalaja e Cerjes është shpallur monument kulture i kategorisë së parë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës me vendim Nr.1886, Datë.10.06.1973.
Viti/koha e ndërtimit: Shek. IV para. Kr.
Vendndodhja: Fshati Mesaplik, Bashkia Selenic.
Përshkrimi: Qyteti antik i Cerjes apo Kalaja e Cerjes, siç njihet nga banorët e Labërisë është vendosur në faqen jugore të një kodre rreth 250 m mbi nivelin e detit, në bregun e djathtë të lumit Shushicë. Përgjithësisht e gjithë linja e fortifikimit ruhet në një deri dy radhë blloqesh,vetëm në pjesën verilindore dhe jugperëndimore ruhen dy fragmente muresh deri në tre blloqe lartësi. Teknika e ndërtimit të mureve është ajo e tipit izodomik me blloqe kuadratik me lartësi të barabartë rreth 62 cm. Planimetria e fortifikimit është pothuaj drejtkëndore, për t’ju përshtatur terrenit, në anën perëndimore dhe jugore në linjat më të gjata janë përdorur kthesa me kënde të drejta, ndërsa skajet veriore,verilindore dhe perëndimore janë përforcuar me kulla kuadratike dhe rrethore. Fortifikimi duhet të ketë patur tre hyrje, një në veriperëndim, një në lindje dhe një në jugperëndim. Brenda sipërfaqes së rrethuar dallohen gjurmë banesash. Në majën e kodrës në antikitetin e vonë është ndërtuar një fortifikim me përmasa të vogla, në formën e një katërkëndëshi. Cerja ka shërbyer si një qendër e fortifikuar që ka luajtur një rol të rëndësishëm, për kontrollin e kufirit juglindor të koinonit të Amantëve. Për komunikimin me bregun e majtë të luginës së Shushicës, në shek. III para. Kr, posht kodrës së Cerjes është ndërtuar një urë, rrënojat e të cilës ruhen ende dhe njihen me emrin Ura e Bogdanit.
Bibliografia: N.Ceka.Qendrat e fortifikuara të Amantëve. Monumentet 10.1975, f.40-43; D.Komata., Një vështrim arkeologjik nëpër luginën e Shushicës. Iliria Nr.7-8,1977-1978, f.364 A.Baçe. Kullat, dhëmbëzimet dhe platformat për artileri të fortifikimeve në iliri, Monumentet 2, 1987,f.29-30.Si dhe artikuj e botime nga autorët :Dh.Budina.D.Matodashi.E.Canaj.I.Jahaj.