Ëndërroj ëndrrën-Klara Shehu

Klara Shehu

 
 
Vitet e jetës time.
Me të mijat duart i kam endur.
Me shumë ëndërrime.
Besoja rrugën ku kam shkelur.
 
Po trokas gotën.
S’po përshëndes të shkuarën.
Në të ardhmen po vështroj.
Pa kujtuar të kaluarën.

 

Do përpiqem pas kësaj dite.
T’i flas vetes me zë plot.
Unë do jem ajo që isha.
Jetën, s’do ta kaloj kot.

 

Ndaj s’dua të numëroj vite.
As buzëqeshjet që kam shijuar.
Nuk do kujtoj unë mërzitë.
As miqtë që janë larguar.

 

Datëlindjen kam sot.
S’do jetë si çdo ditë e shkuar.
Urime do marr plot.
Dhe do ndihem e mikluar.

 

Të privilegjuar do ndjej veten.
Nuk do ndihem mirë.
Ngaqë unë e njoh vetveten.
Do e kem ca të vështirë.
 
Ndaj, ditët që do vijnë.
Do i shoh drejtë në sy.
Nuk do tutem por do vazhdoj.
Do vazhdoj të dua, vetëm ty.