Lumo Kolleshi

Nga libri im me rubai “Në kulmin e diellit e dritë të mos kesh”
…
Mendoje vetëm për një çast qiellin në verë:
Krejt bosh mendoje a disi ndryshe.
Zoti do t’i falej baltës menjëherë,
Do të bënte vetëm dallëndyshe.
…
Kërkon të mbledhësh erën në koshere,
Po era s’bëhet kurrë bletë,zotëri,
Era është shkulmë dhe potere,
Gjellë që ushqen uragane dhe stuhi.
…
Sot toka më bëri qiell,
Qielli s’më mbajti dot,më hodhi prapë në tokë.
Eh,të jesh i etur për diell
E diellin ta gjesh ne dy sy të plotë.