Krahët lisit do t’ia pres-Shkurte Berisha

KRAHËT LISIT DO T’IA PRES
Krahët lisit do t’ia pres,
Vetëm trungu le të mbesë.
Mos të ngjitet lart çdo i pabesë,
Njerëzit ti gjuaje me gur kresë.
 
 
Se i pabesi hijen e shfrytëzon,
Por rrënjën kurrë s’e nderon.
Kur stuhia nis e fryn me vrull,
Bie i pari, si gjethe në pluhur.

 

Lisi plak ka parë shumë gjëra,
Besën kurre s’e ka shitur për para.
Ai u fal vetëm hije njerëzve me nder,
Jo atij që e ka zemrën të zezë sterr.
Prandaj trungu le të rrije në këmbë,

Si gjykim për çdo zemër të rëndë.

Se nderi rritet me rrënjë e besë,

Jo me mashtrim e fjalë pa peshë.
Shkurte Berisha 03 Korrik 2026