Paradokse të çmendura-Valbona Kolaveri

Valbona Kolaveri

PARADOKSE TË ÇMENDURA
Aty ,ku ëndrrat shkelin mbi pirgje paradoksesh të çmendura,
Çmenduria ligjëron,
E mijra zemra fludish ,
Nën shkelme hermetikësh nëpërkëmb
 
Aty ,ku shpirtrat përçudnohen
Pa mëshirë në emër të lirisë,
Aty, liria përdhoset me dëshirë
Dhe nën skamje ndrydh
Aty, ku zërat mpaken
 
Dhe frika u tejçohet nën tërbim,
Pirgjet e tejskashme bien nga zemërimi i tyre,
Dhe humbasin ,
Në sfumaturash bojrash të një abstraksioni pa kuptim.