Dashurinë e vërtetë…Mimoza Lazaj

Dashurinë e vërtetë ta jep vetëm një njeri.

Sa herë të shikon, i mungon zëri yt.

Të dëgjojë zërin tënd e dëshiron gjithmonë.

 Merakoset për ty, është i kujdesshëm dhe mendimi i vetëm je ti.

Kujdeset për ty çdo moment.

Në çdo orë të ditës është me ty, sado larg të jetë.

Do të bëjë të pamundurën që të jetë pranë teje.

Në çdo hall dhe kur nuk je mirë, do të të japë forcë të ecësh përpara.

 Vetëm ai do të qëndrojë pranë teje…