Blerta Basha

PUTHJA E SHPIRTIT.
Ti je i gjithë universi i mendjes sime,
Në thellësitë e zemrës të kam gdhendur,
Pa ty ditët e mia do të ishin jetime,
Kur s’të shoh ty, s’ndjehem gjallë a vdekur.
Në thellësitë e zemrës të kam gdhendur,
Pa ty ditët e mia do të ishin jetime,
Kur s’të shoh ty, s’ndjehem gjallë a vdekur.
Puthjet e tua, melhem për çdo qelizë,
Ndër vena rrjedhin si nektar pranvere,
Do t’i mbledh shpejt si një punëtore me shtizë,
Vazon e shpirtit ta mbush me kujtime zemre.
Ato puthje seç më japin jetën dyfish,
Aromë lulesh, mbështjellë nga fjala jote,
E, në do vërtet, i dashur, ta dish,
Kurrë s’do t’i ndroja me gjithë pasurinë e kësaj bote!
Aromë lulesh, mbështjellë nga fjala jote,
E, në do vërtet, i dashur, ta dish,
Kurrë s’do t’i ndroja me gjithë pasurinë e kësaj bote!
Blerta.B. 5.Korrik 2026