Nëse u dashurofsh me kënd tjetër- Ariel Bella

Ariel Bella

Nëse u dashurofsh me kënd tjetër
Nëse u dashurofsh me kënd tjetër,
mos u kthe pas
për të parë nëse ende po të pres.
.
Unë do të kaloj qetë,
nën shiun e lehtë,
me një buzëqeshje që nuk të kërkon më.
.
Një kamion do të kalojë pranë teje,
uji i pellgut do të ngrihet lart
dhe do të njollosë rrobat e tua të reja.
Ndoshta edhe koha
ka mënyrën e saj për të kujtuar.
.
Mos më ndiq me sy.
Më lër të largohem ngadalë,
të bëhem vetëm një kujtim
nga një kohë që dikur ishte e jona.
.
Do të dal në anën tjetër,
ndërsa një mace e zezë
do të presë tënden,
sikur ta dijë një sekret
që ti ende nuk e ke kuptuar.
.
Mos u frikëso nga fallxhorët
që të thonë për mallkime.
Mallkimi i vetëm i njeriut
është ajo që mbart në shpirt.
.
Në ëndrra mos më kërko,
sepse edhe aty do të jem ndryshe:
jo ajo që të pret,
por ajo që mësoi të ikë.
.
Nëse dashurofsh dikë tjetër,
uroj vetëm këtë:
që ajo që ndjen në zemër
të jetë e vërtetë.
.
Sepse unë nuk jam shtrigë
që bëj magji.
Jam vetëm ajo
që e kaloi jetën qetë-qetë,
dhe një ditë kuptoi
se të la aty…
me fatin tënd.
. Ariel Bella