E vërteta nuk ka dy horizonte…Shkurte Berisha

E VËRTETA ËSHTË VETËN NJË

E vërteta nuk ka dy horizonte,
as nuk ndryshon me erën që fryn;
ajo jeton përtej kohëve e botëve,
si dritë që kurrë nuk shuhen hyn.


Gënjeshtra vishet me mijëra ngjyra,
si ylber që shuhet në shi;
e vërteta s’ka nevojë për fytyra,
mjafton heshtja ta bëjë dëshmi.


Mund ta mbulosh me gurë e baltë,
mund ta përflasësh natë e ditë;
por si burimi që çan çdo shkëmb të lartë,
ajo do të gjejë përsëri dritë.



S’është e vërteta pronë e njeriut,
as kurorë për krenarinë;
ajo është fryma e vetë krijimit,
që mban të gjallë drejtësinë.


Prandaj mos ndiq hijet që treten,
as zërat që shiten për lavdi;
në fund të udhës mbetet veç e vërteta—
e vetme, e përjetshme, në amshim rri.