Në kujtim të  89 vjetorit të ndarjes-Nga:Hysen S.Dizdari

Nga jeta të poetit kombëtarë Ndre Mjeda

Nga:Hysen S.Dizdari

Dom Ndre Mjeda, Lindi në Shkodër me 20 nëntor 1866 dhe u largue nga jeta, me 1 gusht 1937. Mjeda ishte teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar por dhe një nga poetët më të  shquar të kombit shqiptar.
Jakov Milaj në veprën e tij  “Raca Shqiptare”, poetin tonë kombëtare  Ndre Mejden e cilëson:

“Nji ndër letrarët ma të mëdhaj qi ka qitun Shqipnija”.

Prof.Dhimiter Shuteriqi ,duke vlersuar Mjeden si poetë thekson :

 “Cilësit artistike te Mjedes janë të mëdha .Vargun e ka të përsosur,është mjeshtër i rrallë i strofkës dhe i tingullit.Ai është shembull i një ndergjegjëjë artistike në historinë e letresisë sonë.,,

Posta shqiptare i ka dhënë vendin e merituar teologut poetit dhe atdhetarit shquar ,Dom.Ndre Mjedës.

Emisioni i parë kushtuar Dom.Ndre Mjedës u emetua në muajn nëntor të vitit 1966  dhe  përbëhët nga dy pulla postare me vlerë ,25 qindarka dhe 1,75 lekë.

Ky emision i kushtohet 100 vjetorit të lindjes së poetit tonë kombëtarë ,Ndre  Mjeda.

Emisioni i dytë kushtuar Dom.Ndre Mjedës u emetua me 17 gusht 2016 dhe  titullohet ,,Figura te shquera Kombetare,,.

Ky emisioni përbehet nga tre pulla postare me vlerë 10 lekë ,50 lekë  dhe 150 lekë ,FDC dhe      tabak.

Pulla postare me vlërë ,10 lekë na jep portretin e poetit Ndre Mjeda.

Ky emision u shtyp në 304.500 copë pulla postare dhe FDC në  250 copë.

————————————————————————————————

ME RASTIN E 89 VJETORIT Të LARGIMIT NGA JETA TË POTIT KOMBËTARË  NDRE MJEDA,

 PO JU KUJTOJ SHQIPTARVE NJË PJESË NGA POEMA E TIJ .

Poema e famshme ,,Liria,, është shkruar në viti-1911,në pragun e shpalljes pamvarsisë Shqipërisë ,por pau dritën e botimit vetëm pak para vdekjes autorit në vitin 1937.

LIRIA – I –


O SHQIPE, O ZOGJT’ E MALEVE, KALLZONI:
A SHNDRIT RREZE LIRIE N’ATO MAJA;
MBI BJESH’ T’THEPISUNA E N’OGRAJA,
KU DEL GURRA E GJËMON PËRMALLSHËM KRONI?

A KENI NDIE NDIKUND, KAH FLUTURONI
NDËR SHKREPA, ME USHTUE KANGËN E SAJ?
A KENI NDIE NJI KANGË TË PATRAVAJË?
O SHQIPE, O ZOGJT’ E MALEVE, KALLZONI!

“LIRIM, LIRIM!” — BËRTET GJITHKAH MALSIA.
A KA LIRIM KY DHÉ QË NA SHKEL KAMBA,
A VEÇ T’MJERIN E MBLON ANEMBAN’ ROBNIA?
FLUTRO SHQIPE, FLUTRO KAH ÇELET LAMA,
SIELLIU MALEVE PËRRETH QË KA SHQIPNIA,
E VËSHTROJE KU I DEL LIRIMIT AMA.
….
POR NUK U SHUEJT EDHE, JO, SHQIPTARIA:
LODHUN PREJ HEKRASH QË MIZORI E NJITI,
LODHUN PREJ TERRI KU ROBNIMI E QITI,
SHPRESON ME E ZGJUE FLUTURIM MËNIA.

….

E KQYRE: NDËR MALE PO PËRHAPET SHKËNDIJA
E LIRIMIT T’ATDHEUT; FSHEHTAS SHËTITI
KASOLL’ PËR KASOLL’ RRETH BUNEVE  E SODITI
FRYMË TË RE TUE ZBRAZUN PËR GJITHKAH, HIJA

E SKANDERBEGUT. QË NDËR DJEPA RRITIN
NANAT E HOTIT DJELMËNIN’ USHTORE
E IDHNIM N’ARMIKUN NËPËR GJI IU QITIN.

E NALT, NDËR MAJA, BUKURI MBRETNORE.

Ndre Mjeda – Poema ,,Liria,,-Shkruar në Viti-1911