Do flas..!Tomi Buzi

Do flas..!
 
Do flas deri sa ëndrra ime të udhëtoj shekujve si vetëtima,
Të mbledhë në “valle” bij nënash që kan rrënjë në histori,
Do flas, do të bërtas fortë deri sa fjala të çoj drithërima ..
Atje, ku jetën e Shqiptarit, ja vendosin “kalit”… pa yzengji..!
 
Do flas deri sa tradhëtia të shkrumbohet mbi dheun e flakëruar,
Deri sa ëndrra të çaj errësirën, si vetëtimat e Zeusit mbi Shqipëri,
Do të flas, do të çirem deri sa zëri të zgjoj shpirtra të farkëtuar..
Që nuk flenë, pa u përqafuar me të shënjtën LIRI !

 

Do të flas! Do të pushtoj qiellin me piskama si dikur Arbëria,
Deri sa toka të avulloj mbi dheun e saj gjakun
e tjetërsuar,
Do të bërtas fortë, deri sa ëngjëjt të mblidhen nga profecia ..
Dhe të flakërojn zjarre, mbi shpirtra djajsh,
të malllkuar !
 
Do të flas për vendin tim, që vuan nën mantel tradhëtie,
Deri sa të shohë ëndrrën të fluturoj, me lirin përqafuar !
Do të zgjoj të gjithë ata që ‘flenë’ mbi pena
lirie ..
Të shtrojmë udhët e së nesërmes, me vargje gatuar !