Ikin ditët…Mimoza Lazaj

Ikin ditët…

Ikin ditët pa kuptuar,
Dhe ne s’e kuptojmë,
Çdo ditë që kalon,
Një ditë nga jeta
Po na shkurton…

Njerëz, do më kujtoni,
Falni dashuri,
Dhe njerëzit e zemrës i doni,
Dhe mos lëndoni,
Por vetëm dashuroni.

Ikin ditët,
Ikin dhe më nuk vijnë,
Do ikim nga kjo jetë,
Dhe kujtim do të mbetemi një ditë…