Si një rreze drite-Veis Abazi

Veis Abazi

Si një rreze drite
Si një rreze drite
Më kalove pranë,
Ecje shumë serioze,
S’më fole një fjalë.

 

Por buzëqeshja jote
Shpejt të tradhtoi,
Porsi valë e detit,
Zemrën ma pushtoi.

 

Nga buzëqeshja jote
Çeli trëndafili,
Bukurisë tënde
I këndoj bilbili.
 
Ik, mor ziliqar,
Mos këndo mbi krua,
Se më prishe punë
Me këngët e tua.