Më erdhe në ëndërr-Lumo Kolleshi

Lirikë vere
MË ERDHE NË ËNDËRR
 
Erdhe, si më erdhe,
Si të pat bërë nëna,
Nëpër shtrat m’u derdhe,
Më the:futmu brenda!
 
Shihja veten time
Ashtu nëpër ëndërr,
Isha trung korije
Apo isha dhëndër?

 

Pa zura çarçafin
Që ta ngre me dorë,
Sytë sa nuk po plasnin,
E gjitha dëborë.

 

Nga ç’male kish zbritur
Kjo bukuri e lartë?
Unë verë e zhuritur…
Ti veç vjeshtë e artë.

 

Pa dhe kisha frikë
Mos më shkrinte bora,
Ndaj dhe mrekullitë
Ka frikë t’i prekë dora?
 
Ndenjëm ,po si ndenjëm,
Afër edhe larg.
Ti plotësoje hënën,
Unë yjet përqark.
 
25.10.2020