Fat dhe ironi me artistët,gazetarët në regjimin e shkuar…

Kur Laver Bariun donin ta fusnin në parti….

…fat dhe ironi me artistët,gazetarët në regjimin e shkuar …

dhe ca të vërteta për Shuteriqin,Xhevon, Jakovën, Agim Shehun,Petro Markon…

Gëzim Llojdia

1.

Gazetarët e një sistemi.Por dhe artistët e skenës.Dhe fati që përkëdheli disa dhe shkatëroi të tjerë.

Në Kuc u dërgua aktori A.Nashi.Me një dramë të bukur,që realizoi me koperativistët,mundi të rikthehej.

2.

…Kur nisa punë në “Zërin e Popullit” shkruan, D. Mustafaj,atje gjeta në detyrën e gazetarit ,Dritëro Agollin,Hamdi Sollakun, Vangjush Gambetën,Xhelil Gjonin,Isuf Alibalin,Niko Nikollën.

Pastaj erdhën pas pak kohe Filip Cakuli,Agim Shehu,Pavllo Gjidede,Ibrahim Baci,Irfan Bregu,Mitro Cela,Thimi Nika,Xhevahir Spahiu,Bashkim Koci,Mehmet Elezi,Shaban Murati,Fahri Balliu,Astrit Nuri e shumë të tjera, ishin “punetor të asaj kohe të dhimbshme”.

“Të shkruarit për të gjithë ishte një ëndërr e bukur, që mbeti si një dritë e ndezur brenda meje,” shkruan D. M. Por, siç e thekson, gjithë puna si gazetarë “në ato vite, që sot u themi: vitet e diktaturës, ishte e vështirë, me telashe, të gjithë të papritura.” Ai citon një shkrimtar të huaj: “Në diktaturë, njeriu detyrohet të jetë ose çekan (për të goditur të gjithë), ose kudhër (të presë goditjet e të tjerëve)” një realitet i hidhur që shpjegon dilemën e atij brezi.

3.

Kurthi i letrave anonime dhe fati i intelektualëve.Sistemi i paranojës kishte gërryer në çdo qelizë të shoqërisë.Askush nuk ishte i sigurt. As profesor Dhimitër Shuteriqi .

Një skicë e bukur dhe e lëndës së Petro Markos , “Armiku në zarfin e emrit”, rrëfen se si Shuteriqit,gjatë “Muajit të letërsisë dhe arteve” në Shëngjergj (ndoshta tetor, muaji kur mbylli sytë Naimi), i dhanë një zarf për Komitetin e Partisë.Brenda:një denoncim absurd se Shuteriqi “kishte fjetur mbrëmë te familja e kulakut”.

4.

Poeti Agim Shehu, ky burrë i thellë nga Progonati, që me poezitë e tij i bënte nënat të lëshonin lot, edhe ai ra në lakun e fajit.

Autori sjell rastin kur një poezi e tij u botua në gazetën letrare artistike “Drita”.Mirëpo ku ndodhej poeti?Ndërkohë, që poeti ishte dënuar të punonte në metalurgjinë e Elbasanit.

5.

Dramaturgu Kol Jakova,i shquar për humorin e tij të të menduarit, tregon një absurditet tjetër.

I thirrur në Lidhje “për ta folur”, ai kërkon divorcin.Rasti i dramaturgut Kol Jakova e tregon se ai shquhej për humorin e tij të mençur e të këndshëm.

…”As partia nuk më ndihmon dot..”

Çfarë, halli kishte dramaturgu, që e kishin thirrur në Lidhje për ta ndihur…

Shtëpi, besoj ,jo punë për fëmijët,jo që ajo.

-Ahere,llafit si i bëhet,çfarë kërkonte Kola,pra çfarë halli e brente atë?

-Shoku Foto, unë dua të ndaj gruan,se më ka vajtur mendja për një vajzë të re. Boll jetova 50 vjet me atë që kam. Ja ky është halli im, a ma zgjidh dot partia?

Kukuris së qeshuri e shkrihem në gas.

Ishte një humor i hidhur, që shkrin nga absurditeti i një sistemi që pretendon të rregullojë edhe jetën personale.

5.

Laver Bariu,kur artisti ndizte alarmin e partisë.Mjeshtri i shquar, klarinetisti përmetar Laver Bariun ka edhe ia një rrfëim të vecantë. Si kërkonin ta fusnin me zor në Parti, dhe kushtet që kanë pasur,të patreguara më parë,ishin thellësisht intriguese.

-Të mos shkonte nëpër dasma.

– Të mos merrte para.

-Të mos pinte raki.

-Të mos shikonte fustan në dasmë, se dëmtonte figurën e partisë.”

6.

Reportazhet e Xhvahir Spahiut te ZP ishin tronditëse.Sepse ishin të gjalla dhe reale.Duke marë matërial nga një libër i gazetarit D.Mustafaj po nxjerr disa të dhëna për fatet e ndryshme në një sistem.

Rrëfimi i sinqertë për Xhevon,skraparlliun poetin e shkuar poetit,atë që do ta mërgonin larg,përtej Dajtit,poetit do ti gjej një punë në vatrën e kulturës .

Dhe ky poet akuzohej se shkruante si Sartri.I mjeri dhe i bukuri poet ,që kurrë nuk u kuptua.

Tef Palushi ka diçka për me thënë:”Si do të jetë Shkodra në komunizëm”.

7.

D.Mustafajie tregon bukur kur shkruan skicën nga një fshat i Vlorës :”Vetëm ballist mos më bëni!”.Durua është skenaristi i filmit :”Guna mbi tela”,një përkushtim për luftën e Vlorës të vitit 1920.

“Me regjisorin e njohur të kinostudios Muharrem Fejzon,autorin e shumë filmave artistik me vlerë gjendeshim në fshatin Dukat të Vlorës .Me ne ishte edhe shkrimtari Vath Koreshi,që atëherë punonte me mua si redaktor i gazetës “Drita”. Muharremi na kish ftuar për të parë skenën e fundit të filmit :”Guna mbi tela” ,skenën :”Ultimatumi”,dërguar xheneral Piacentinit…shkruan D.Mustafaj.

Po të rikthehesh ndër vite ,dikur mbaja mend se kisha lexuar tregimin :”Nuk kam pushkë në muze”” të autorit D.Mustafaj ,botuar te gazeta letrare artistike e kohës “Drita”.Ishte një tregim i bukur kuptimplotë për luftën e famshme të lebërve në vitin e vështirë ‘20. Mjeshtri i penës përshkruan një skenë të habitshme .Regjisori i kërkon një labi me qylaf në kokë të ishte personazhi ballist në një film të kohës.

Mirëpo burri ka kundërshtuar :”Vetëm ballist mos më bëni”se atë rol e loza njëherë e s’më doli gjë…”

8.

Rrëfimi për shkrimtarin Petro Marko mbetet gati i paharruar. Vet Petro ka shkruar një libër në të gjallë të tij:”Retë dhe gurët” ku bënë historinë e jetës së tij në një auto-intervistë me vetveten,por nga mënyra e rrëfimit ai botim është një roman i këndshëm i shkruar bukur dhe mirë, lexohet në çdo kohë dhe nga çdo moshë.Ai ka rrëfyer me këtë stil të ngrohtë të thjeshtë me fabul të zgjedhur, që të tërheq të mbanë të mbërthyer dhe në fund të mbetet diçka nga këndimi i rrëfimit të tij.Sjell në këndvështrimin e tij shkrimtarin e vuajtur nga rrëgjimi për shkak të rebelizmit të tij.Autori tregon Petron ashtu siç e ka takuar në redaksinë kur Petro një ditë shkoi dhe kërkoi të shkruante një shkrim publicistikë,pra një reportazh për hekurudhën dhe pastaj vijueshmëria se çfarë ndodhte pas botimit si ishin reagimet nga lartë dhe poshtë.

Telefonatat e kryeministrit të vendit:”Si e kam Petron… dhe përndjekja .Kujtoj kohën kur Petro shkonte te Lidhja në udhën e Kavajas ,në katin e parë ku gjendej lokali me ca tavolina dhe kolltukë të trishtë, kur Petro vinte rrallë

9.

Pamja poetike ,që Mustafaj përmend për jugperëndimin, ku “dallgëzohet deti dhe një ngjyrë e florinjve puqet në muzg”, theksohet nga thënia e Timua, djalit të doktor Fllokut: “Rrëmbeva blunë e detit dhe të qiellit/ Perëndimin okër të Nestor Jounzit/Thellësinë e interpretimit të plumbit të Skënderit”.

8

Gazetarët e asaj kohe” , nuk është një fjalë për regjimin. Ai është një vlerësim i vlerave të njerëzve të intelektualëve, që punojnë në të gjitha kushtet.Autori i referohet për atë kohë gjenialitetit të letrave shqipe,Ismail Kadaresë dhe siç e thotë Kadareja, “pena jonë modeste nuk mund t’ia thotë dot më mirë”.

Këto fakte , përmes dëshmive personale dhe kolektive, dëshmon jo presionin e tyre, por edhe forcën e shpirtit njerëzor për të gjetur dritë, edhe kur shpresat duken të fikura.

Në sfond, kjo nuk është thjesht një koleksion historish, por një dëshmi e gjallë e një epoke që ëndrrat përplasen me muret e një sistemi absurd. Ajo shpalos thellësinë e plagëve që la regjimi, por mbi të gjitha, nxjerr në pah forcën e pabesueshme të shpirtit njerëzor. Sepse, përballë çdo përndjekjeje, çdo zhgënjimi, dhe çdo veprim për të shuar zërin e lirë, një dritë e pashuar drita e dinjitetit dhe dëshira për të jetuar, për të shkruar. Këto rrëfime na kujtojnë se edhe në errësirën më të thellë, shpresa për një ditë më të mirë nuk u fik kurrë.Çdo rresht i raportuar është një kujtesë e mprehtë, se diktatura nuk ishte thjesht një sistem, por një forcë që gërryente jetë, thyente ëndrra dhe shtypte shpirtra. Nga ëndrra ime e thyer si gazetar, te anekdotat e hidhura të heronjve dhe artistëve të kohës.Çdo histori kumbon me dhimbje, por edhe me një faj të heshtur.Ato zëra që, edhe pas kaq vitesh, dëshmojnë absurditetin dhe reflektojnë, duke na dhënë pamjen e thellë mbi lirinë dhe çmimin e saj. Sepse, në fund të fundit, këto histori nuk janë vetëm për të shkuar, por për të ardhmen tonë, një apel për të mos harruar kurrë.Diktatura nuk la pas vetëm gërmadha fizike, por edhe shpirtërore. Megjithatë, në mes të kësaj errësie, lulëzuan histori të guximit dhe dinjitetit. Këto dëshmi, nga zhgënjimet personale te fatet e padrejta të artistëve të intelektualëve, janë shumë më tepër sesa thjesht kujtime. Ato janë një amanet për brezat e rinj, një pasqyrë e qartë e asaj që ndodh kur liria shkelet dhe njerëzimi kufizohet. Le të jetë si një fotografi e përjetshme se edhe përballë shtypjes, dëshira për të qenë vetvetja, për të vërtetën, dhe për të jetuar me nder, nuk shuhet kurrë.