Arsye-Violeta Maliqi

Violeta Maliqi

Arsye
Nëse kërkon një arsye për të ikur,
e ke,
por ke njëqind për të ndenjur.

 

Veç mos rri në mes të rrugës,
përgjumur,
as i thyer, as i fjetur.
 
Nëse nuk do të ecësh,
mos u bëj hije;
hapat e botës nuk presin dot.