Dhurata Ndoni-Cela

Kur shkoj në vendlindjen time,
rrugët shtrijnë krahët në
përqafim;
këmbëzbathur ,thundrohem
me baltën,
vrapoj,kërkoj fëmijërinë.
Vrapoj pa kujdes e rrëzohen,
gjunjët gërvisht e gishtat vras.
-Ah, ta gjeja puthjen e nënës!
Sa herë do të goditesha;
prapë e prapë!
Fëmijëria,fshehur nën pemë,
gjethet pëshpërijnë:
-U ktheve?
Harkohem si lastar’ i hardhisë
të numëroj sythat e degëve.
Kur shkoj në vendlindjen time;
fëmijërinë netëve kërkoj,
me hënën luaj ,kukafshehtas,
derisa dielli të më zbulojë.