Një ndodhi e bukur…!Vangjel Pellumbi

Vangjel Pellumbi

Po i kanë thënë:-njeriu me njerinë takohen,kurse mali me malin nuk takohen. Po e nis me këtë shprehjet e bukur, po me vlerë.

-Po mendoja për një vajzë ,që e kisha takuar shumë kohë më parë në supërmarket,tani kishte kohë që se kisha parë e takuar,atë vajzë!

E them me vete:-C’u bë ajo vajzë,bel hollë dhe flokë gështenjë,që unë se kam parë as njëherë?!

Kisha ditë që po e bluja në mendje,po nuk e di pse,po e kujtoja atë? Ndofta kisha rrënë brenda në sevda! E kujtoja sot kur ecja me bastun që më dhimbtë këmba,nga operacioni që i kisha bërë. Këto mendime po bluja në mendje kur dola nga shtëpia. Ishte mesi i Nëntorit të vitit 2022. Një ditë e bukur me një diell që më tepër të ëmbëlsonte,se sa të ngrohte.

Dola nga shtëpia çalë-çalë me bastunin në dore dhe po ecja drejt e në kafeneja, për të pirë kafen,se në punë nuk vija.

Duke ecur nja gjysmën e rrugës dëgjoj një zë që më thotë:

-Qenke plagosur poet! Mbaje veten,jo me shkop,por qëndro në këmbë,ja shiko hop.!! Pastaj ai zë qeshi me të madhe,mua m’u drodh bastuni në dorë dhe për pak sa s’më ra nga dora!

K’thej kokën të shikoja,kush më foli,se atë zë e njoha.po po ishte vete ajo bel holla dhe flokë gështenja,që e kisha takuar në supër market . Kjo është e treta herë që po e takoj,këtë radhë më foli vetë ajo.

Unë pa dashur i buzëqesha asaj.

Ajo më pa me një shikim ,që e dinte vetëm ajo të shikonte.

Unë ndërpreva mendimet dhe fillova të flas me vete:

-O,ç’ka ngjarë me të dhe me mua? Mos vallë janë të dridhurat e një sevdaje të fshtë në zemrën time!

M’u afrua ,zgjati dorën,për të më takuar dhe më tha:

– Po ç’ke nga këmba poet? Si k’shtu,mos e ke vrarë dhe me një të ngritur të dorës, më goditi lehtë në sup…

-E kam bërë operacion gjurin,i kam vënë pjesë këmbimi të reja i them unë e qesha ëmbël.

-Po e shikoja,shumë bukur je veshur sot? Ç’farë ke,no një sebep i thashë unë shpejt e shpejt!

Po ajo buzëqeshi dhe mendoi me një çiltërsi më preku dorën.

Shikimi im u bashkua me shikimin e saj,mua nuk po më hapeshe goja,për t’i thënë një fjalë,ajo shumë shpejt ndroi bisedën.

Më pyeti për shëndetin,për punë,a,kisha punuar dhe prapë heshtje një copë rrugë bashkë.

Pastaj e thyeva heshtjen edhe unë duke e pyetur ,si i zënë në faj,pyesja kot për tu futur në muhabet.

Unë po I afrohesha kafenesë,kurse ajo do vazhdonte për në tregu ,për të blerë fruta perime.

Po unë papritur i thashë:

-Një kafe me ty,ndryshon atmosferën,ju lutem qëras unë!

Ajo për moment qëndroi,por pastaj foli:-një herë tjetër!

Edhe unë bëra një gjest me dorë,që do të thoshte:

-Jo tjetër herë,por sot dua unë!

Po më vështronte me ato sytë e saj të bukur dhe diç mendonte,të vinte ,apo të mos vinte. Vazhdoja t’i lutesha,që ajo të ulej për një kafe me mua. Për çudi u ul në karigia aty afër,se kishim arritur tek lokali..

Unë me vrap bëra porosinë tek një bionde që qëndronte në këmbë për të marë porosinë. Filloji një heshtje si disa minuta më parë. Erdhi porosia,pasi rufitëm kafenë dhe shikonim njëri- tjetrin në sy,për një çast hyra në mendime ,për të gjetur no një citat dashurie,po lodhesha kot dhe në mendje nuk më vinte asnjë.

Për të hapur muhabetin ,i thashë ;- nuk ju kam parë shumë kohë?

-Nuk kam qënë këtu!- m’u përgjigj ajo. Por papritur në mendje më erdhën disa vargje dhe fillova t’i recitoja:

-atje larg nga ty,

Thurja vargje për ato sy!

Se t’i je frymëzimi,

Atje ku shkruajta si në ëndërr dashurinë,

E tretur,mes mjaltit dhe gjetheve ,kot nuk i thonë :

Zotin pranë,me ty flutur kafenë ta shijoj gjithmonë.

-Eeej si shumë u frymëzove,! Më tha ,ajo .

– Kur të kam ty pranë!- i përgjigjem unë aty për aty!.

Atmosfera kaloi e këndshme se desh zoti të pija kafenë me bel hollën dhe flokë gështenjë, në këtë ditë Nëntori të bukur.

Pasi mbaruam kafen,u ngritëm dhe zgjatëm dorën njeri-tjetrit,u ndamë duke I dhuruar një buzëqeshje të ëmbël njëri -tjtrit.

Duke ikur e pyeta ;-Më falni ,si e kini emrin? Ajo duke ecur më tha Johana,shkurt më thrasin Ana!.

K’shtu me buzën në gaz ika për në shtëpi,po këtë gëzim e furi re edhe gruaja:

-Ç’ke sot,në qejf të shikoj??

-kohë e mirë sot,nuk më ka dhembur këmba dhe kafene piva me shijë ,se e kishte bërë të mirë ,- ju përgjigja unë gruas me të qeshur.

– Pse ta kish bërë të mirë,apo e pive me no një të mirë .-më tha gruaja dhe qeshëm që të dy.

Vertet ishte ditë e bukur,ngjarjen e përshkruan në letër duke thënë:

– moj bel hollë dhe flokë gështenjë, moj Johanë me halle

Po ti sa do e bukur të jesh,bukurinë time se arin ,sa do të mendohem për ty,mbetet vetëm ëndërr,se kam fluturën time.! Këto mendime po i thosha me zë ,gruas ju bë qefin nga fjalët e mija .

Dita e Nëntorit u mbylle bukur dhe plot optimizëm.

V Pëllumbi.autori

18/11/2022 Artë.Greqi