Veis Abazi

Mbi portën e varur roje bën një pllockë
Dua të hap portën, ajo më thotë: “Stop.”
I përulem portës, lermë të kaloj,
Kam ardhur nga largë, nënën të takoj.
Dhe muri i vjetër me gurë pa llaç,
Më duket i lartë njësoj si kalatë.
Fëmijë këtë mur e ndërtova vetë,
Dhe sot po ky mur më bëhet pengesë.
Nga shtegu i flas me sa zë që kam:
“O nënë, hape portën, hape se unë jam!”
Po nëna ku është pse s’përgjigjet vallë?
Dhe lotët kullojnë mbi gurët që s’hanë fjalë.
Nuk e di si bëra, se di si veprova,
Mos u bëra zog dhe murin kalova?
Po si me magji mes dhomës u ndodha,
Te qosheja ku ulej, sytë shpejt i hodha.
Mbi sobën e drurit, xhezve dhe filxhan,
Një flutur ee vogël lart në tavan.
Ajo, pa u trembur, erdhi, m’u ul pranë.
Kjo fluture e bukur arom nëne mban.
Një flutur ee vogël lart në tavan.
Ajo, pa u trembur, erdhi, m’u ul pranë.
Kjo fluture e bukur arom nëne mban.