Valbona Kolaveri

TOKËS SË KRIPUR
Kur heshtja natës fle
Tokës së kripur,
Ngjizjet kanë filluar epshesh.
Ëngjējt po i hapin krahët dritës
Për një tokë të re.
Kripur me lot ndjenjash
Dhe dashni që qesh.
TRËNDAFILAT E MĒNGJESIT
Trēndafilat e mëngjesit,
Të heshtur,
Të mbyllur si dy zemra
Që si ka hapur askush pa asnjë vrull të egër ,
Që kanë mbajtur shumë, e skanë folur aspak,
Po presin të hapin fletë në zgjim të zogjve sqimëtarë
Të heshtur,
Të mbyllur si dy zemra
Që si ka hapur askush pa asnjë vrull të egër ,
Që kanë mbajtur shumë, e skanë folur aspak,
Po presin të hapin fletë në zgjim të zogjve sqimëtarë
Të cilët ,me silueta të vogla janë kapur në mes të fluturimit,
Ku në një shteg të hapur ju hapet një udhë
Pa degezime që ti hutojnë,
Dhe t’jua prishin ngjyrën
Sërish ju del një dritare e bardhë plot dritë
Ku fjalët skanë vend,
Se përtëritjet nuk duan zhurmë çakenjsh
E hije që të nëpērkëmbin
Tashmë dashuritë aty s’janë prapa por përpara tyre
Ku nuk e shikojnë larg atë që e presin afër,
Ku pemët kanë rrënjë
Dhe dyshimet janë zhdukur
E foletë janë tempuj,
Dhe degët tashmë janë plot me frute pasioni,
Që nuk të shtrëngojnë athëtirë mes nofullash
Dhe një derë nga e ardhmja ju hapet sa një gisht
Dhe pret të hapet plot shpresë
Për të hyrë si perandorë të një kopshti plot dritë.
Dhe pret të hapet plot shpresë
Për të hyrë si perandorë të një kopshti plot dritë.