Dashurisht-Bruna Gjoni Pervathi

Bruna Gjoni Pervathi

 
 
Pas fjalëve ti më puth e më puth fort
E unë urtohem si fluturzë krahë ere
Ca shenja malli mi lë mbi flokë
Ca aroma buzësh ,shije pranvere.
 
Pas fjaleve, e pas puthjeve ,ti më rrok mes krahëve
Qershizë e zjarrtë me bëhen sytë
Ndizem si diell i flakëruar muzgjeve
Në lumin tënd ,më merr e më mbyt.
 
Pas mbytjes së bukur ti më nxjerr në breg
Zgjohem nga tinguj sysh që derdhen mbi mua
Fryma jote më bëhet …i vetmi shteg
Ku cdo qelizë më bën të ndihem grua.