Koha për të kthyer fjalën shqipe në hartën kombëtare


Toponimet e huaja në fshatrat e Vlorës…

Gëzim Llojdia
1.
…Duke parë si një problem kombëtar ndryshimi i toponimeve të huaja në Luginën e Vlorës dhe kërkova fjalë sepse vet toka flet shqip,dhe zëri i gurit është shqip,por emri në toponime është një emër i huaj. Kur toka flet shqip, emri duhet të jetë i saj. Ndryshimi i toponimeve të huaja në Luginën e Vlorës është një çështje, që duhet parë si një problem kombëtar Nuk është vetëm një çështje e emërtimit të disa fshatrave,por një çështje identiteti dhe memorieje.Kur vetë toka flet shqip,kur zëri i gurit është shqip, është e padrejtë, që emri të mos jetë shqip. Është tragjike, që emrat autoktonë të kësaj toke janë harruar, lënë në hije, ose fshirë nga përdorimi zyrtar.Ka ardhur koha që toka shqiptare të rifitojë toponimet e saj të vjetra, ato që i përkasin epokave para pushtimeve sllave ,bullgare, kur vendet kishin emra që lindnin nga natyra, nga gjuha, nga vetë historia shqiptare.
Ende sot, emrat e huaj vazhdojnë të mbijetojnë në shumë fshatra të kësaj lugine. Ato janë si hija e një pushtimi që ka ikur me kohë, por ka lënë gjurmën e vet, në hartë dhe në administratë Por kur historia flet shqip,emrat e huaj duhet të zhduken,njësoj si pushtuesi, që i solli. Nuk ka më justifikime për të mos e bërë këtë hap.Duhet menduar seriozisht për rikthimin e toponimeve autoktone. Kjo është një detyrë e shtetit, por edhe e ndërgjegjes sonë kombëtare.
Janë kaluar 33 vjet nga fillimi i demokracisë dhe, për fat të keq, nuk janë ndërruar ende emrat sllavë,bullgarë të shumë fshatrave,jo vetëm në Vlorë,por edhe në pjesë të tjera të vendit.Koha për të vepruar ka ardhur. Koha për të kthyer fjalën shqipe në hartën kombëtare është tani. Koha për të quajtur tokën me emrin e saj të lindjes është sot.Ka vërtet një problem sepse aty janë kadastrat dhe gjithë pronat.Por nëse ka vullnet në kohën e dixhitalizimit, ai duhet bërë.Sepse kur vetë toka flet shqip, kur zëri i gurit është shqip, është papranueshme që emri të mos jetë, gjithashtu shqip.Emri autokton është harruar,është zbehur,është lënë pas dore si një gjurmë që nuk na takon,kur në fakt është vetë identiteti ynë.
Ndryshimi i toponimeve të huaja në Luginën e Vlorës është një çështje që duhet parë si një problem kombëtar.Nuk është vetëm një çështje e emërtimit të disa fshatrave, por një çështje identiteti dhe memorieje. Ka ardhur koha që toka shqiptare të rifitojë toponimet e saj të vjetra.
2.
Emri është atdheu i parë i fjalës. Aty ku fjala humbet, humbet edhe kujtimi. Aty ku emri tjetërsohet, fillon shprishja e gjithçkaje.Çdo fshat, çdo gur, çdo burim, ka pasur një emër që buron natyrshëm nga gjuha e kësaj toke shqip, si zëri i ujit që rrjedh pa ndërprerje. Emrat e huaja sllavë apo bullgarë nuk janë thjesht emra të huaj. Janë si plagë të huaja, që nuk janë mbyllur, si gjilpëra të mbetura në mish, që dhembin sa herë përmendim atë ,që duhej të ishte.Tani, pas shekujsh pushtimesh, dekadash harrese dhe e kohë mjegullash , jemi ende në kohë.
Ndryshimi i toponimeve të huaja në fshatrat e Vlorës nuk është një çështje folklorike,apo një ndjeshmëri thjesht patriotike. Është një çështje identiteti kombëtar dhe administrativ,një proces që ka vonuar pakuptueshëm për dekada me rradhë.
…Në vitet ’30, Zogu ndërmori një hap serioz në këtë drejtim. U hartuan lista të qarta me emërtime të reja shqipe që do të zëvendësonin toponimet e huaja kryesisht lindore. Në shumë raste, këto emra të rinj ishin më të lidhur me natyrën, dhe vetëdijen vendase.Fatkeqësisht, kjo nismë u ndërpre dhe u harrua.Pra nisi dhe nuk përfundoi dhe s’ka arsye pse ngeci.Tre dekada pas vdekjes së shtetit komunist, Shqipëria ka rrugë , lagje,fshtara, sheshe por ka dhe institucione, por nuk ka guxuar të shkojë më thellë te vetë rrënja e vendit,emri autokton.Dhe kur të vijë dita që një njeri të nderoj lashtësinë e tij , dhe toponimet nuk do jenë thjesht çështje shkrimi. Do të jetë një kthim në shtëpinë e fjalëve. Dhe kjo është gjithçka që një komb kërkon, të dëgjojë veten në tokën e vet.
Sepse gjuha nuk është thjesht komunikim , ajo është dinjitet. Dhe toponimia është vula.T’i rikthejmë tokës emrat e saj të lindjes, siç i rikthejmë fëmijëve këngën, flamurit-ngjyrat.Sepse vetëm ,atëherë do të mund të themi me të drejtë: kjo është ajo e jonë, dhe kjo është autoktone.
3.
Kur do të flasë toka shqip në emrin e saj?Një mik nga Kosova, shkrimtari disa vjet më parë Abdyl Kadolli, më shkruajti në Facebook:
:”O Gëzim, shkulni ato emër vende sllave të pushtimit bullgar: Bogonicë, Zvernec( zver-bishë) se nuk i kanë hije Vlorës !
Kjo nuk ishte vetëm një fjalë miku.Ishte një plagë, që vjen nga thellësitë e historisë sonë.Dhe një kujtim që nuk na lë të qetë, sepse disa nga këto emërtime të huaja, mbetën aty ku nuk duhet , në fshatrat tanë.Dhe që nga koha e pushtimeve sllave, e deri në ditët tona, disa toponime të huaja kanë mbijetuar si gjurmë të errëta mbi një tokë, që flet shqip.Emra që nuk kanë lindur këtu , por janë mbjellë me forcë,si tallaze pushtimi, që lanë vetëm jo plagë në trupin e kombit, por edhe hijen e zezë në tokën tonë.
Urat,plumbat, zjarri të gjitha erdhën dhe ikën.Pushtuesit u tretën në baltën e tokës shqiptare.Por emrat, që sollën me vete, mbetën.Ata u ngulitën në gojën e zyrave,në tabelat rrugore, në dokumente. Janë si litarë të zgjasin nga litari i pushtuesve, të cilët kanë lidhje të lidhura enden në tokën tonë.
Edhe sot, në disa fshatra të Labërisë,një nga krahinat patrtiotike , ka emërtime që nuk i përkasin si natyrës, si historisë, si shpirtit të kësaj treve. Ato janë relikte të kohëve të errëta, kur dhuna, jo fjala, vendoset fatin e një populli dhe vet ato toponime.
Në vitet ’90,kur raregjimi i shkuar, Shqipëria nisi të rishkruante veten.Kështu Qyteti i Stalini u kthye në emërtimin e vjetër Kuçovë. Emrat e regjimit të vjetër u hoqën, një nga një.Por askush nuk u kujtua të prekte toponimet e huaja, që rrinin ende të pashqetësuara në jug të vendit.Si është e mundur që pas kaq dekadash lirie, ka ende fshatra me emra të huaj në një tokë që ka këngë, luftë, poetë.Që ka gjithcka shëqiptare, por ka emra të huaj.
Zverneci, një nga perlat e natyrës shqiptare,mban një emër që përkthehet “bishë”. A ka vend për këtë fjalë në një vend ku qetësia e ujit takon paqen e qiellit?
Bogonica një tjetër emër i ftohtë, që nuk ngroh asnjë kujtim, asnjë këngë popullore. Këto nuk janë thjesht fjalë. Janë plagë gjuhësore, që thërrasin për ndryshim.Ne, nuk kemi pushtet për të hartat.
Por kemi zë, kemi laps, kemi kujtesë.Dhe ndaj e bëjmë këtë pyetje:
Kur do të hiqen emrat e huaj dhe kryesisht ato sllavë ,bullgarë të fshatrave të Vlorës, për t’u rikthyer emrat tanë të vërtetë, të bukur.
…Për të gjetur arsye pse duhet të ndryshohen këto toponime të huaja, nuk mungojnë argumentet janë shumë.Mjafton të kujtoj fjalën e madhit Eqrem Çabej që në fjalinë e tij të vetme të ndriçojmë gjithë shtigjet e kësaj teme: “Emrat e gjuhës janë më autokton, më të qëndrueshëm dhe më të lidhur me përmbajtjen e truallin e tyre.Në këto pak rreshta të këtij kolosi të, gjendet një gur themeli i domosdoshëm.Toponimia është dëshmi e jetës, e gjuhës dhe e historisë Të ndryshosh emrin e një vendi është si të zhdukësh gjurmët e një kohe, të një zëri, të një fryme që ka qenë aty përpara të ardhurve.
4.
…Aty nga mes viteve ‘30 regjimi i Zogut bëri një përpjekje, për të zvëndësuar emërtime sllave apo bullgarë me emërtime shqipe. Në një ndër kthesat e pakta me sensin kombëtar , u bë një veprim që tingëllon një mesazh nga thellësitë e ndërgjegjes kombëtare. U hartuan lista, u zgjodhën fjalët me kujdes, si gurë të qartë nga dheu.Le t’i hedhim një sy disa prej tyre,që janë dëshmi e një mendjeje që kërkon të çlirohet nga e huaja, duke u kthyer tek rrënja.
Ja lista e tyre në rrethin e Vlorës.Emri i parë është emri ekzistues dhe paralel me atë emër vendosej emri,që do ta zvëndësonte emërtimin e huaj.Ka një zgjedhje të mencur ,po ti hedhësh një sy kësaj liste
Ja.psh disa Tophani – emërtohej :”Lagja e Flamurit?
Varosh –Kaçanik.
Babicë e Madhe -Babaj e Madhe.
Drashovicë- emrëtimi sllav kthehej në Drangaj.ose Vodicë –Prrallaj.
Golimbas-Pëllumbas, apo rasti i fshatit Velçe i njohur nga shpellat efamshme emertohej:”-Shpellaj”.Apo Brataj -Shkambi i Kuq.Gumenicë –Bigë dhe Lepenicë –Labaj.
Sikur këto emërtime të kishin funksionuar emërtime e huaj do të ishn fshirë prej kohe nga shkresat zyrtare dhe nga kujtesa jonë.Ende nuk është vonë përt të korrigjuar emërtimet e huaja që kanë mbetur në fshtarat shqiptarë.
Vlorë emri i vjetër dhe ai që do zvëndësohej.
1-Vlonë – Vlonë
2-Lagja e Re- Lagja e Re
3-Karabash -3 shtator
4-Vrenes- Vrenes
5-Tophani – Lagja e Flamurit
6-Varosh -Kaçanik
7-Babicë e Madhe -Babaj e Madhe
8-Kaninë- Kaninë
9-Dukati- Dukati
10-Radhimë- Radhimë
11-Tragjas -Tragjas
12-Baro -Baro
13-Drashovicë- Drangaj
14-Lapardha -Lapardhaja
15-Mazhar-Lapardha- Mazhar-Lapardha
16-Qish-Bardhë -Qishbardhë
17-Vodicë -Prrallaj
18-Xhyherinë -Xhyherinë
19-Kropisht- Fjerzë
20-Mavrovë- Fitorë
21-Peshkëpi- Peshkëpi
22-Amonicë- Amonaj
23-Budina -Verri
24-Dushkarak -Dushkarak
25-Golimbas -Pëllumbas
26-Mazhar Kullës -Mazhar Kudhëz
27-Ploça -Amantia
28-Sevaster -Kunorë
29-Shkozë- Shkozë
30-Vajzë -Vajzë
31-Velçe -Shpellaj
32-Bashaj- Bashaj
33-Brataj -Shkambi i Kuq
34-Gumenicë -Bigë
35-Gjorm- Gjorm
36-Lepenicë -Labaj
37-Matogjinë -Matogjini
38-Mesaplik- Mesaplik
39-Tërbaç -Tërbaç
40-Vranisht- Zallishë
41-Ramicë -Ramaj
42-Smokthinë- Zhgabaj
43-Armen -Armen
44-Brusja- Limaj
45-Gërneci -Arza
46-Haderaj -Haderaj
47-Hysoverdhi -Hysoverdhi
48-Karbunari -Thingjillas
49-Koculi- Kocul
50-Lubenjë- Labnija
51-Mollkeq -Mollkeq
52-Mavravë- Fitore
53-Mertiraj- Mirtiraj
54-Penkovë- Penkaj
55-Picar -Picar
56-Rexhepaj -Rexhepaj
57-Romësi- Romës
58-Selenicë -Serishta
59-Treblovë -Kështjellë
60-Veshdanisht- Veshaj
61-Gorisht- Gurishte
62-Bestrovë- Plepaj
63-Babica e Vogël -Babaj e Vogël
64-Çeprat -Çeprat
65-Gorrica -Gorrica
66-Hoshtimë- Ushtimë
67-Kerkovë- Shkrepaj
68-Nartë -Nartë
69-Panaja -Shëmri
70-Risili-Risili
71-Zvërnec -Rrethujzë
72-Bunavi -Verore
73-Aliban -Aliasi
74-Bashisht -Bëshishte
75-Bishan- Bishani
76-Cerkovinë- Gjeshtraj
77-Çiflik Idriz- Idrizaj
78-Dëllenja Zhukës -Dëllenja Zhukës
79-Mekat Mëkat
80-Mëkat – Çoban -Mëkat – Bari
81-Grabian -Gropaj
82-Gryka-Pishë -Gryka-Pishë
83-Llakatund -Llakatund
84-Mifol -Mifol
85-Murris -Murris
86-Nosovosel -Fshati i Ri
87-Poro- Vahu
88-Skrapar- Skrapar
89-Skrofinë- Sopi
90-Trevllazën -Trevllazën
91-Zgura -Zgura
Nënprefektura Himarës
1-Hiamarë- Himarë
2-Kudhës -Kudhësi
3-Pilur -Piluri
4-Qeparo -Gjinovlashi
5-Dhërmi -Gjolekaj
6-Palasa -Palasa
7-Vuno –Malaj.
5.
Një tokë, që nuk flet me emrin e vet, është si një nënë që i thërrasin emrin e huaj. Hesht, por vuan. Flet, por s’e dëgjon zërin e saj.
Në këtë cep të Vlorës në këtë histori, që lindi këngë dhe kryengritje fshatrat ende mbi vete ruajnë peshën e një emërtimi, që nuk është i tyre.Janë emra ta ardhur me pushtuesit, që mbijetojnë jo nga forca,por nga harresa. Dhe harresa, kur bëhet ligj, plagos më thellë se dhuna.Po edhe ligjore.Sepse të gjitha pronat janë me këto emërtime të vjetra.
Por fjala është e gjallë. Kujtesa nuk është shuar. Janë ende të gjallë burrat që i thërrasin vendit të tyre ndryshe nga tabela e fshtrave. Janë ende të shkrira në gurët e shpellave, në zërat e ninullave, në gjuhën e zogjve që këndojnë nga kodrat e Labërisë.
Ka ardhur koha, që të mos i lemë gjurmët e huaja të shkruajnë më në hartën e shpirtit tonë.T’i kthejmë fshatrave emrin e tyre të lindjes. Të flas shqip në çdo gur, në çdo dokument, në çdo fletë.
…Le të ngremë një fushatë kombëtare, jo thjesht për të ndryshuar tabela,por për të rikthyer dinjitetin e një toke ,që na mëson të themi:“atdhe” para se të dinim të shkruani atë fjalë.
Le t’i zgjojmë emrat e vjetër nga gjumi. Sepse kur emri gjen vend e vet, edhe vendi gjen paqe.