
Dolën n’shesh ca karrieristë
Që i thonë vetes policë
Këta hajna provincial
Paskan qenë kaptin tutkall
I mbajnë peng me ca premtime
Rritje rroge, djetë, mashtrime
I përzgjedhin me kujdes
Gjakprishur dhe të pabesë
Policia i thanë filanit
Është për ti shërby sovranit
Me kët hale “qeveri”
Policia s’është n’terezi
Gaz lotsjellës e dajak
Këta qafirë shiten për pak
Se skanë besë janë dredharakë
Kështu tha një Kryeplak
Se k’ta janë ripjellë tradhëtari
Edhe “falen” te rrogtari
Bëjnë si t’fortë me uniforma
Snjohin ligje dhe as norma.
Jo nuk bëhet shtet ligjor
Kur për shef ke diktator
Me këta hajna edhe horrë
Pa kadastër dhe në Vlorë.
Polici këta medemek
Që ushqehen me byrek
E prandaj rrehen me djetë
Si ata të botës së tretë!
Policë këtyre i thonçin
Që punojnë për ate sdromsin
Kur të bëhen këta pishmon
Ka gjasa të jetë shumë vonë
Do jetë shit gjysma Shqipnisë
Kur ti vin ment kësaj policisë
Këta po dalin ashiqare
Me agjendë antikombëtare!
© Dritan Mardodaj