“Besëprerët e stazhonuar”-Dritan Mardodaj

“Besëprerët e stazhonuar”

Kur kërkon besën një besëprerë
S’i ka mbetur fare nderë
Aq krenar sa dhe i dhjerë
Don t’shesë tokën, t’a lerë djerrë.

Me ja shitur afrikanit
Gati gjysmën e vatanit
Tokë bujqësore dhe bregdet
Si me e pas pronën e vet.

Besë jepet pastaj lypet
Mos na folni për virtytet
80 vjet e keni shkel
Të pabesë tash keni ngel.

Këta qafirë s’dijnë ç’do t’ thotë Besë
Pasi janë të pabesë
S’e dëgjuat atë njishin
E kanë shkel që n’dystenjishin.

Pasi janë o i uruar
Besëprerë të stazhonuar.

© Dritan Mardodaj
Sht, 5:31 MD
Blasfemia dhe Besëprerja e rradhës.

Fletëpalosja, faqosja për Besën, është një blasfemi e pastër dhe tentativa e radhës e kryeministrit në rënje Edvin Kristaq Rama. Një tekst propagandistik, dogmatik i radhës, ku nuk analizohen shkaqet e besëshkeljes 13 vjeçare, (që nuk po i përmend se publiku shqiptar dhe ndërkombëtar i di mjaft mirë, edhe do të zgjatej shumë shkrimi), por edhe të partisë dhe patronazhistëve që personi në fjalë përfaqëson, pasi vetë sipas retorikës së tijë thënë nga goja e tijë, ai i ndan shqiptarët në patronazhistë, që i ka si zemër, në të tanët, në të tjerët, në të sëmës, në të njerkës, në katolikë, në mysliman, ortodoks, në flamingo, në shqipo, në sorra, në korba e në të tjerë etj. etj. Pra një përçarje dhe përdhosje ashiqare të konceptit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ku edhe termin jo “rilindje”, jo po “rilindje” 2.0, e ka një plagjiaturë mizerabël dhe të ulët, se medemek rilindje qënkan këta edhe 2.0 madje, dmth. që edhe njëshi apo njëshat qënkan këta. Përveç dëmeve dhe skandaleve të shumta ekonomike kanë pafytyrësinë diabolike të kërkojnë Besën nga shqiptarët, ta kërkojnë pra jo t’a japin, pavarësisht siç thashë më lart që e kanë shkelur jo vetëm këto 13 vjet, por që në 1941,me formimin e partisë sllavo komuniste Popoviç, Mugosha. Pra është një tjetër tentativë e fëlliqur, ofendim për inteligjencën e shqiptarëve, përmbysje vlerash.

Gjithashtu vërehet edhe një ri interpretim tendencioz i konceptit së Besës, duke vendosur në vend të shqiponjës dy flamingo në dukje duke u puthur, duke e amortizuar, bërë më soft, Besën, këtë koncept, virtyt kardinal dhe identitar të shqiptarëve. Sikur mos të mjaftonin keq administrimi, korrupsioni galopant që çoj në rrënimin ekonomik, shifrat e mëdha eksodike të diasporës shqiptare, kemi të bëjmë dhe me një sulm identitar, që në gjuhën e sociologjisë quhet gjenocid kulturor.
Si edhe në rastin kur kjo “administratë rilindase” hoqi Urdhërin e Lartë Shtetëror Naim Frashëri për merita në Kulturë, Art, Sport, duke e zëvendësuar me një dekorate të çuditshme “Lisi Akademik”.

Merren vetëm me pasojat por jo me shkaqet e kësaj besëshkelje shumëvjeçare antishqiptare. Nuk thuhet fare për përgjegjësitë në rast se nuk përmbushen qëllimet, objektivat, nëse nuk mbahet Besa pra. Nuk mundet që një komb, shtet i tërë të varet nga tekat apo humori i lideri partiak, i cili e ka patur privilegjin e madh për të qeverisur, për të mësuar nga “gabimet” e tij, dhe që tashmë është një lluks i pa përballueshëm nga Kombi, Populli, Republika e Shqipërisë.

© Dritan Mardodaj