
NINULLË
Ajo s’ish as e para dhe as e fundit
Që iu dogjën diejt brënda vetes,
Në korrikun e shurdhuar me aheng burrash
Që kuvendojnë nën hije,
Dhe që pret të pastrojë kurmesh të harruar
Breshër vetmie
Ajo s’ish as e para dhe as e fundit
Që mësoi këngën e qyqes,
Dhe duke mbushur barqet e botës
Me lajmin e hidhur,
Se po pret zgjidhjen e betimeve të rreme
Ajo s’ish as e para dhe as e fundit
Që triumfet ia pa veç vetes,
Dhe ëngjëjve që qajnë të pijnë
Në qumështin e një dielli të mbetur pa u djegur
Ajo do ta mēsojë dhe një këngë tëre
Tej qyqes,
Të njè ninulle që fle
Në djepin e një kështjelle që po pret të ngrihet.