Promovohet në Sarandë romani ” shitësi i reve” i shkrimtarit Pajtim Çaushi-Nga Agron MEMA

Nga Agron MEMA

Shoqata e “Krijuesit Jonianë” në Sarandë ka promovuar romanin “Shitësit e reve” të shkrimtarit dhe poetit Pajtim Çaushi. Krahas diskutimeve të shumë pjesmarrësve dhe trasmentimit direkt të Saranda Web, ishte dhe fjala ime të cilën e përcjell si më poshtë , fjalë së cilës në diskutimin e tij Fatmir MInguli, kritikë dhe autor i njohur, ju referua dy harë gjatë përshëndetjes së tij.

Romani që kemi në duar është një dhuratë sa e bukur aq dhe e çmuar. Një metaforë e bukur në titull, ku qëllimi autorit paralajmërohet se lexuesi do të ndeshet me një vepër që në brendësi të subjektit ka filozofi, psikologji, çështje sociale brenda një bote reale. Mendoj se është realizuar me trajtimin e shumë karaktereve të personazheve aktiv në roman. Jo pa qëllim, dhe nuk është hera e parë që ky autor, Pajtim Çaushi, zgjedh linjën e humorit dhe satirës. Arsyeja? Tepër e lexueshme për një lexues të kujdesshëm. Në dikatura shkrimtari zgjedh humorin dhe satirën për të denoncuar dhe për tu bërë dëshimtarë i historisë së atij realiteti që jeton dhe përjeton, sepse një shkrimtarë i zoti dhe i talentuar e ka të qartë se “ murit nuk i bihet me kokë” se dhe po i re , nuk kërkon muri suvaxhi, por ti infermier. Dhe shkrimtari nuk e plagos veten, pasi është majë e ajsbergut të inteligjencës shoqërore.

Dua të them se në roman gjejmë personazhe që përballen bukur dhe qartë mes tyre nëpërmjet karaktereve dhe personalitetit, problemet që shfaqen brenda qenis dhe qëndrimit, brenda mnendimit dhe realitetit, brenda egos dhe paaftësisë e cila të katandis qesharak në sy të shoqërisë dhe të turpshëm tek nënvetëdija jote, pasi ndërgjegjja ka element më të vështirë vetgjyqësinë. Kjo ndodh në këtë roman . Luftë me sistemin, luftë me mediokritetin, luftë me shitësit e reve, luftë me vetveten, gjithmonë në vetëdije , nënvetëdije dhe qenien tënde. Në fund dua të them në nëntekst, sa ironik dhe aq real se shitësit e reve, mbjellin hije, hijezojnë realitetin, por edhe kohë të keqe me rreshje e suferinë duke prishur motin me diell të jetës njerëzore, duke i vënë pranga lirisë së veprimit dhe mendimit njerëzor, frenimit të të mbajtjes së timonit në lundrimin e oqeanit jetësor nga intelektualët. Qasja ka vlera të shumta letrare , sidomos tek përdorimi i frazeologjisë popullore dhe elementëve të prozës poetike brenda sintaksës së përdorur nga ky autor, një cilësi e spikatur e tij edhe në vepra të tjera të botuara.

Ta thuash të shëmtuarën nëpërmjet së bukurës dhe të mundohesh të mos e shkelësh , por ta ledhatosh që vërtetë të marrë cilësitë e bukurisë, ta rikthesh në origjinë, mendoj se është nga idetë dhe qëllimi kryesor i autorit, jo vetëm në këtë vepër, por edhe në të tjerat..Lufta me vetveten është e vështirë, por e domosdoshme dhe kurrë e paarritshme nëse ke qëllim ta bësh. Romani si një fushëgjerësi e pikëpamjeve të këndvështrimeve jetësore, nuk i ka shpëtuar as erotikës, ndodhive të përditshmërisë jetësore në këtë elemnt të rëndëshiëm të veprimtarisë njerëzore të përditshme. Dhe këtu mund të nënvizojmë mendimin se: Ç’do grua, gjyshe, nënë, motër, dashnore, bashkëshorte, mike, madje edhe një krijesë e bukur që shfaqet kalimthi në rrugë apo kudo tjetër, depërton në jetën e burrave dhe pa diskutim që e sharton, më pak, më shumë apo në mënyrë absolute, në varësi të aromës femërore të jetës. Megjithatë jeta shkruan histori që nuk i binden këtij rregulli sinoptik. Bukuria e shpirtit është më e lartë se bukuria e trupit… Bukuria flet: Nëse i ngjitesh një maje, do të kërkosh një majë më të lartë.

Por kurrë mos thuaj që kjo lartësi më mjafton dhe kurrë se nuk më mjafton. Vazhdo rrugën tënde dhe kurrë mos vendos caqe. As përpara dhe as mbrapa. Sepse e papritura të pret gjithandej… Ky është instikti vetmbrojtës i femrës nën trysninë e përditshme të lakmisë dhe shantazhit ndaj bukurisë së saj të sheqerosur me elozhe ndaj saj… Këtë femra, psikologjikisht e bën dhe mendon se : Nuk është frikë të keshë frikë. Turp është kur frika tallet me ty dhe për shkak të saj, të humbasësh respektin që të takon.