
Nga Agron Mema
Kur një autor të dhuron një libër, ai të fal diçka nga shpirti i tij, nga puna dhe mundi, por edhe diçka që duhet të reflektosh, pavarësisht se si do t’a kuptosh mesazhin filozofik që përcjell poezia si antipastë e sajë. Po përcjell mendimet e mia nga leximi i njërit prej librave të dhuruar nga poetja Aviola Bani –Ngjeliu, poete sarandjote, por një lirike që po i vjen njël epoke poetike. Pikërisht për këtë konstatim të lirikave të saj, po e bëj këtë ilustrim me vargjet e sajë, gjë që në shkrimet e mia nuk e kam praktikë, por duhet të më besoni kur të më lexoni apo , aq më mirë, t’a lexoni Aviolën. Poezia është aristokracia e letërsisë, ndërsa lirika është froni mbretërorë i saj. Lirika del nga shpirti me plot ndjeshmëri dhe ylber estetikë. Sidomos kur ajo shkruhet nga një femër që emocionalisht është më drejtëpërdrejtë më koshiente tek ndjesia, ndërsa me lirikat mashkuallore ka diçka lajkatare , ç’ka nuk ndosh tek lirika mashkullore që përmban edhe lajka për vet natyrën ndjesore biologjike. Lirika femërore është e drejtëpërdrejtë dhe kjo vjen aq pastër dhe ndjeshmërisht edhe tek Aviola. Titulli , sa filozofik, është edhe biblik. Filozofikë se heshtja flet më shumë se fjala, ndërsa biblik se Bibla shkrun se e para qe Fjala. Ndaj poetja ngre dolli me heshtjen, me botën shprtërore që e trasmenton dhe përcjell me lirikat e saj të mrekullueshme. Jo rastësisht e hap vëllimin e saj me lirikën vjeshjtore, sepse vjeshta, si stinë, është stina e pjekjes së frutave të të gjitha cikleve jetësore. I ha , ose jo, frutat e sajë, sipas fatit që të shtron tryeza e fatit. Sepse brenda kësajë tryeze ftësore ka edhe fryte trishtimi nëpërmjet zverdhjes dhe rrëzimit të gjetheve, kur në stinën e pranverës, megjelbërimin e tyre ( në këndvështrim poetik dhe biologjik) n’a kanë dhënë gëzim njerëzorë dhe për poetët frymëzim:
“ Në bulevard trokasin takat,
Një gjethe u shkri në trokun tim,
Mu desh një çast të ndalja hapat,
Ah, ky i saj, i verdhi pikëllim”
Pra, kamera e poetes fokuson dhe eksploron në jetën dhe përditshmërinë njerëzore, në poezinë që jep jeta vet në udhëtimin e saj, sepse edhe një pije me miq ka romantikën e sajë kënaqësore:
“ Të lutem edhe pak, pak më shumë vodka..”
Ky varg sjell një ndërkallje jetësore të realitetit dhe shpirtit , ku poetja thotë se njerëzit e pamundur gjejnë ngushëllim, dhe jo kënaqësi , tek alkooli, por edhe ata që kanë oreksin e qjfit dhe mundësinë për ta patur.Ndaj ajo poetikisht denoncon:
“ Mes bulëzash vetes i flas e më fletë,
Tek kjo gotë është derdhur e gjithë bota,
Po mpakem, po kridhem, po digjem në këtë det,
Dhe rri oetja në brigjet joniane të detit të saj ku lindi dhe u rrit edhe me aromën krenare të maleve, mediton dhe sëbashku me kredhjet në ujrat e tij, kridhet edhe frymëzimi duke u derdhur në vargjet e bukura margaritarë të frymëzimit:
“Dhe them sikur të isha shkëmb,
Që të më puthte vala jote,
Të ngrihej dallga në stuhi,
Dhe kurmi i saj të më blatonte”
Pra, poetja noton, ëndërron, frymëzohet dhe sfidon me filozofinë dhe poezinë e saj:
“ Më pëlqen të rri me burra rreth zjarrit,
Sapo nata perden koshmir të ket nder,
Nën këmbë të dridhet toka,
Nën verbuj vallesh të shkrihen deri sa agu të bjerë”
Dhe rrugëton frymëzimi dhe konstatimi poetik i poetes në çdo imtësi jetësore që ajo vëren ku dhe detajet më të vogëla e më të parëndësishme në dukeje, për atë kanë poezi, ndaj i kthen në këngë, e bën të thjeshtën të bukur duke i latuar e zbukuruar me daltën magjike të vargjeve lirike të dala nga kaskada e shpirtit ku do të ketë” strehëza dhe sikur ti e bukura e dheut…e bukura dashuri…” sepse nganjëherë, filozofikisht, praktikisht dhe sipças njohjes së poetes “ …dashuritë janë edhe naive…” duke harruar se “ në kryqëzime në semaforë…( po e përcjell këtë poezi të plotë për të vijuar shkrimin në fjalinë vijuese: “ Tek shkoja rrugës për në punë,
Tek mendja endej s’di se nga,
Me sy tërthor në kryqëzime,
Të shoqëroja ty, ndër gjth ata.
Dhe e lashë veten të buhitej,
Nga gjithë ky ashk me mallëngjim,
Ndër eshtra zu të përpëlitej,
Gjysëm i vdekur ky harrim.
Me cepa buzësh, bishta sysh,
Kaq i përndritur ky agim,
Dhe puthemi nesër sërrish,
Në semafor, në kryqëzim.
Pra , ajo apelin dhe konstaton se njerëzit në të shumtën e rasteve janë me maska, nuk shfaqen me fytyrën e tyre, por luajën në jetë orkestrimin e karnavaleve:
“Kështu që do të gjendesh në ballon me maska…” paralajmëron, konstaton dhe apelon poetja. Dhe ëto monsta-maska që vegjetojnë në në jetën e përditëshme: “ …me dënglai thonë vetes , merre si të vijë,
Ky monstër fshatar,
Fodull, mjeran kokëzbathët…”.
Më tej poetja përdor ironinë, shembull lulet e jetës-ata që kanë botën më të pastër dhe do të pastrojnë të nesërmen nga pisllëqet e së sotmes: “ Nga sytë tanë burojnë të gjitha ngjyrat…”. Por poetja ështlë e vendosur tek qëllimi i saj i virgjër në misjonin e saj fisnik poetik dhe përgjegjësisë që ka poeti ndaj shoqërisë sepse cilëson se edhe një tingull i lahshtë, edhe për romantizmin kur shiu rigon, për kthinën që i kujton fëmijërinë e mes sajë në brendësi diçka të gëzueshme e të përlotur në “ dimensionet e të pafubdmes pa kufij…”. Ironizon qëndrimet indiferente për ata që kanë përgjegjësitë e zhvillimit shoqërorë:
“ Qani dhe ju, të gjitha gra,
Se bota teposhtë u rrokullis,
Injoratë, intelektualë, një hata,
U barabitën krejt si këmbët e dhisë”
Një qëndrim dhe apel për realitetin e sotëm politiko-social dhe krizën e inteligjencës që ka përfshirë shoqërinë shqiptare. Sepse poetët “digjen si eshka në zjarr,
Sepse hiri i eshkës mbanë ndezur pak”
Poezia e sajë në jetë takon lumturinë, takon dhimbjen, takon buzëqeshjen dhe lotin , takon të gjitha “ ngacmuar plot stoli, brenga e gaz,
Angështi, lotë dhe gëzimi…”. Ndodhta , dhe pse jo edhe me të pa priturën e tëpadëshirueshmen: “ Nëpër tavolina, padashur ja që lind ndonjë flirt…”, sepse për poeten “ Sepse kësaj bote asgjë s’i ka mbetur, ku veç putanave ka edhe burra kurva…”. Ndaj: “ Në pentagarm dersh notat ky shi…”. Dhe ndaj këti realiteti poetja revoltohet deri në rebelim: “ Do ta lë ndërgjegjien dhe të dalë…”.
Dhe çlodhjn e qetësinë shprtërore e gjen tek qytetthi i saj, siç ka preferencën ta quaj në poezi, ku ka nevojë për pak det, ku të takoj e bisedoj, jo vetëm me valët kaltëroshe shkumëbardha, por edhe me pulëbardhat, këto mikesha të detit, besnike me të dhe banorët e qytetit. Poetja takohet realisht e ndjesisht me to dhe shkrihet në në bisedë ëndërrore: “ Si mund të dukej deti pa ju,
Krahëbardha gjithmonë në fluturim,
Pa shkreptime përsiatjesh aty-këtu,
Dhe vet qytetthi s’do kishte kuptim”
Këto lirika, që bartin realitet ndjesor ndaj qytetit të saj, kanë brenda brigjeve shkëmborë, si vet brigjet joniane, të metaforafe të lirikave të Aviolës, brigje shkombore metaforash ku kanë bërë foletë pulëbardhat e vargjeve brilante e të ndjeshme me ndjesitë e shpërthimet e një zemre vajzërore. Ajo, si poete, ndjen e transformon nga fotografimi realist, dhe e përcjell artistikisht me një mjeshtëri të rralë poetike dhge estetike, brenda një intensiteti emocional të një rryme elektrizuese të lartë. Nuk paraqet dbësi sentimentale, as ekzagjerim. Ajo e bën të ndjeshme e të prekshme, të bukur dhe performative gjithshka që na rrethon. Sepse të gjithë i shikojmë, i prekim e ndjejmë, por s’i kushtojmë vëmendje, ndaj poetja përcjell mesazhin se gjithska ka bukurinë që përmban brenda saj. Dhe këtë estetikë gjallëruese apo të fshehur, mos ta lëmë pa e shijuar. Se në molekulat e tyre qëndron magjia. Dhe çuditemi kur i thonë dhe i lexijmë tek poetët se paskemi qënë kaq afër dhe nuk i paskemi vënë re. Këtë magji e zbulojnë dhe e përcjellin vetëm poetët. Aviola ka dhe vëllime të tjera lirike që kur je i lodhur , lexoje se të çlodh. Në fund të këtij udhëtimi nëpr vargjt e një vëllimi , dua të përmend e dhe poezinë që i ka dhënë titullin Librit.
“Gëzuar”, i them heshtjes
Të kam ty, e bukura e dheut,
Dhe ndjej se botën e kam nën këmbë,
Siç nuk ka Zeus që Prometeut,
Flakën e Heliosit mund t’ia zhbëjë.
Në jetën tonë kur erdhe ti,
Hyjneshë e brishtë si një nerajdë,
Nuk di se nga ç’mitologji,
A kor oqeanidesh ti merr varg.
Të kam ty dhe s’dua tjetër,
Botë, heronj dhe s’di se çfarë,
Ti je e imja kryevepër,
Nga ku dritën japdhe marr
Ti, e dlira dashuri,
Shkrirje e diellit dhe hënës,
Vetëm veç një perëndi,
Di seç mbaka zemra e nënës.
Në fund të këti shkrimi i uroj Avjolës suksese.
Sa poetë të mirë paska Saranda, ndonse jetojën larg sajë, nuk e harrojnë qytetin.
Sarandë, 26 korrik 2026