Vullnet Mato
Amerika thotë: Unë jam Nëna e botës,
që nga koha kur u arrit shpikja e rrotës!
Babai jam unë, krenohet muzhiku rus,
që kur bota nuk kishte Muhamet e Jezus.
që nga koha kur u arrit shpikja e rrotës!
Babai jam unë, krenohet muzhiku rus,
që kur bota nuk kishte Muhamet e Jezus.
Jam Tezja, me miliarda frymë, thotë Kina,
bëj malet të marrin frymë, me tela e brima.
Miliardat e mi, janë argatë të punës shkencore,
në filiale, për gjithë tregjet e mëdha botërore.
Duam të kemi në gjithë globin hegjemoninë,
ashtu siç zotërojmë prodhimin global në Kinë,
mallrat të kenë përsipër etiketën: Made in Çina,
Taivani na takon, qëkur u nda nga ne Indokina.
Le të qajë në botë me lot, nëna për të birin,
ne amerikanët, të zotërojmë naftën dhe floririn.
Ne me NASËN do i shkojmë kozmosit sa më larg,
do pushtojmë Marsin, të marrim ar e diamant.
Ne rusët kemi përvojë, shtetin e madh të sovjetëve,
Ç’i duhet Ukrainës, territori i Rusisë së mbretërve,
Duhet ta bëjmë kontinent, shtetin tonë të carëve,
siç ishim me Leninin e Stalinin, korifenjtë e të parëve.
Ju të vegjël, faluni në Muhamet e lutuni në Jezus,
vetëm bëni si themi ne prindërit dhe rrini sus!
Se ka ikur koha e Hamasit dhe Iranit nga globi,
ato shtete i bëmë fushë mbeturinash me gjyle topi.
Dhe e ngremë prapë nga themelet, siç e duam ne
të mos ketë shumë shtete myslimanë përmbi dhe’
Kështu është krijuar nga Zoti bota jonë njerëzore,
të kenë të gjithë popujt, komandën prindërore…
Kështu është krijuar nga Zoti bota jonë njerëzore,
të kenë të gjithë popujt, komandën prindërore…