Të kalërosh mbi dhimbjen, tej sferës diellore, për të përcjellur paqe, pa fjalë Migel Flor-Nga Agron MEMA

Nga Agron MEMA

Të lexosh Migen Flor, pa ekzegjerim do vëmendje. Unë po e mar një mikroguxim të shkruaj diçka. Të mundësh dhimbjen që të bren shpirtin me poezi, natyrisht do forcë dhe energji shpirtërore dhe më tej. Ndryshe kur lexon dhe akoma më ndryshe kur e takon poetin. Kjo më ndodhi kur u përballa miqësisht me poeten e talentuar sarandjote, Migen Flor. Madhështia e gjithshkaje u shfaq. Poezia e saj u bë e vërtetë dhe më tej. E kisha lexuar, por ndryshe kur e takova. Atëhere mora lapsin dhe letrën, dhe duke u nisur edhe nga leximi i krijimtarisë së sajë dhe nga prezenca , shkrova këto rradhë që po i përcjell.

Kur nata e dhimbjes hap krahët pakuptuar, dita me mëngjesin diellor, përzier me pak freski trishtimi, nisin të përkunden kujtimet. Po janë kujtime dhimbjeje. Po zemra paska forcë të spraps stuhitë me një buqetë lulesh erëmirë, me një kalërim mbi diellin.( sa forcë metaforike). Të kalërosh mbi diellin…Sfidë ndaj së keqes, ndaj krimit, ndaj ligësisë…sfidë mbi ndjesinë, forcë për veten, mesazh për vazhdimësinë e jetës. Për vëmendjen nuk ke pse jep nënvizim , sepse është aksiomë në çdo lexim libri. Kalëron mbi diellin dhe zbret në tokë me hiret perëndore. Shfaqet me bukurinë e vajzave çame që s’mundesh pa u frymëzuar për poezi, në tupin e tyre kanë poezi, raca jonë epirjote më e bukur, është poezia e kësajë bukurie që përzihet tek krijimtaria, këtë bën Migen Flor. Sepse poezia është shatërvan shpirti dhe sepse mrekullia e poetve çam, përtej dhimbjes tragjike kombëtare, është se bukuria fizike, dashuria për njerzit, jetën, atdheun, unison me shpirtin. Pra, Nuk kanë vetëm pamjen fizike, por kanë edhe shpirtin të bukur, dashurinë të madhe dhe kur këndon shpirti i një femre, zbukurohet e gjithë bota. Në poezinë, më gjerë në krijimtarinë, e Migen Flor, me një sintaksë estetike, vjen edhe mosharresa e përjetimit, mes trishtimit, dhimbjes, sepse është shpirti i një femre një s’mundet ta harrojë dot dhimbjen e madhe, pamvarsisht forcës që gjenë brenda shpirtit për mesazhe.

Ky shpirt femre trishtuar dhe dhimshëm ngrihet mbi realitetitin e mbrapsh që krijuan fatkeqësi njerëzore, dhe këtë hidhërim , fatkeqësisht ajo e ka jetuar dhe e përjeton , por e mund me poezi në përditshmërinë e jetës së saj. Ngjarjet tragjike dhe të hidhura janë prezentë tek Migeni. Por…akoma më të bukur, poezinë e shpirtit të sajë , e bën forca, energjia ndjesore, që e bën të ngrihet mbi këto realitete dhe ndodhi tragjike në jetën e saj dhe të shoqërisë që, natyrisht, i kanë lënë në shpirt përjetime , siç edhe i thamë, të trishta e të lotuara. Kjo ndjehet në nëntekst, pavarësisht buzëqeshjes fizike të saj. Migeni ia ka arritur t’ia dalë me pozitivitet kësaj situate duke na dhuruar poezi të bukura. Por kur e lexon, nëse tregon kujdes dhe e sheh me kujdes nëntekstin, kupton mesazhin e pjesës nënrenditëse të poezisë së saj. Kupton se sa shumë ka punuar me fjalën për të qenë e kuptueshme dhe e pranishme pranë njerëzve në misjonin poetik, duke kapërcyer dhimbjen, sepse , edhe për Migel Flor, poezia është era flladitëse e shpirtit që përkund dhimbje dhe ëndrra deri në zgjim, duke i kthyer në apel për shoqërinë.
Migel Flor mbetet një yll në galaktikën poetike.


Tek Migel gjejmë rikoshetën poetike se , herët apo vonë, si një ndjesë reflektimi në përsiatje, na bën të kthejmë kokën mbrapa dhe të shikojmë kohën në sy. Të vlerësojmë të djeshmen, të qëndrojmë tek e sotmja dhe të presim të nesërmen.
Kjo është Migen Flor. Faleminderit Migen!