Fishkëllime korriku-Valbona Kolaveri

Valbona Kolaveri

Në fasada të panjohura ditësh përzhitëse
Gushti po pret fishkëllimat e Korrikut,
Nga brohoritje turmash
Pezmatme shpirtrash nën ethe pritjeje,
E dehje krenarish që nuk zbrapsen,
Fodullësh që dështimesh reformohen

Në komunikime lajmesh që digjen teksa fliten
Modelet përsëriten,
Dhe mëdyshjeve,
Pritet që pritshmëritë të merren ndryshe,
Gushti po mbledh grushtet të godasë frikën

Në ditë ku piku shënon dhembje,
Edhe sorrat po qukasin vekjen.