Kopshtin e ka atdhe- Avdush Canaj




AVDUSH CANAJ






Pema
kopshtin e ka atdhe


Mund të bëhet zog
të fluturoj gjithkah
s’ka zemër ta lë vetëm.


Edhe kur ëndrrat
i trokasin në dritare të gjumit
s’ia lëshon dorën kopshtit.


Pema kjo bukuri gjethësh
me këmishën e cicërimave.