Me djepin bosh !Tomi Buzi

.Me djepin bosh !..
 
Përse vall në atdheun tim, ndihem si i huaj..
Sikur lirinë tërheq zvarrë, lidhur te këmba ,
Ethet e së nesërmes n’ ofshama të mbytura i shuaj..
Kur shohë djepin bosh, pa të ardhmen

brenda…
‘Gjitoni’ më përbuz, sikur sifilizin përhap ndër ta,
Udhëve të gjata, rend e frymoj si një bish e plagosur,
Doganave përçmimin mbaj mbi supe si një ”tallava ”..
Kompozuar në shtetin tim, bordellove damkosur !

 

Eci e eci kufijëve si në kohën e ”lëndina e lotëve ”,
Me brengën e madhe, për arratisjen nga vendi im,
Pashaporta ime nuk troket dotë në kanatat e ç’do porte..
Duke u dridhur nga ‘ethet’, pa të shënjtin shkëlqim !

 

Me të në dorë, e krenarin e gjakut në shpirtin tim,
Rëndë si i ç’mënduri ‘portave’, të ikë nga ‘psiqiatria’,
Përtej sinoreve dëgjoj klithma kthyer në ulërim..
Mallkime, deri në Zot, për shtetarë zhytur tek pabesia !

 

Rendë, rendë të iki larg histerizmit të mallkuar,
Grykësisë me epshe të shfrenuara për para e pushtet,
Nën drithërima të heshtura e shpirt të ‘sakatuar’ ..
Trokas dyerve të ‘gjitonis’, i nënështruar, përjetë !
 
 
Përse vall në atdheun tim, ndihem si i huaj..
Sikur lirinë tërheq zvarrë, të lidhur te këmba ,
Ethet e së nesërmes me ofshama të mbytura i shuaj..
Kur shohë djepin bosh, pa të ardhmen

brenda…
Tomi Buzi !