Fryma m’ka mbet peng!Kledia Alizoti

Kledia Alizoti

 
 
Fryma m’ka mbet peng,
n’grykë nji za i tretun.
Fjala s’del, veç ngec,
jehonë e vjeshtës t’humbun.
 
 
Zemra rreh e lodhun,
malli ka hup shtegun.
Çdo natë i flas vedit,
përgjigjen m’fsheh terri.
 
Veç me ta ndi dhe nji herë zanin,
me m’u çeltë drita n’sy.
Shpresa, kur don me t’vërtetë,
as n’errsinë s’don me dekë.