AROMA PRILLI.
Shkurtin bajamja me petale qëndis
Që bien nga buzët e kupave
E duken si lule thëllimi
Shtrojnë tisin e bardhe të bukurisë
Mbi supet e gjoksit e çupave
Porsi gjysma e dimrit.
Që bien nga buzët e kupave
E duken si lule thëllimi
Shtrojnë tisin e bardhe të bukurisë
Mbi supet e gjoksit e çupave
Porsi gjysma e dimrit.
Dimrin bajamja me petale qëndis
Që ngjajnë me nuset e dëborës
Të shtyra nga fryma e erës
Bien sipër të vajzave flokë
Ngjajnë me kurora të nusërisë
Porsi gjysma e pranverës.
Dimrin bajamja me petale qëndis
Mbi faqe vajzash e supe bandilli
Në melodi të bardhë përkunden
Çelin ndjenja të dashurisë
Që brenda zemrave ulen
E sjellin aroma të prillit.
Mbi faqe vajzash e supe bandilli
Në melodi të bardhë përkunden
Çelin ndjenja të dashurisë
Që brenda zemrave ulen
E sjellin aroma të prillit.
