Shkurtin bajamja me petale qëndis Që bien nga buzët e kupave E duken si lule thëllimi Shtrojnë tisin e bardhe të bukurisë Mbi supet e gjoksit e çupave Porsi gjysma e dimrit. Dimrin bajamja me petale qëndis Që ngjajnë me nuset e dëborës Të shtyra nga fryma e erës Bien sipër të vajzave flokë Ngjajnë me kurora të nusërisë Porsi gjysma e pranverës. Dimrin bajamja me petale qëndis Mbi faqe vajzash e supe bandilli Në melodi të bardhë përkunden Çelin ndjenja të dashurisë Që brenda zemrave ulen E sjellin aroma të prillit. Lefter Shomo K/41 p.sh.