“Rrite gjarprin të të hajë kokën”-Bashkim Saliasi



Skicë

Ç`hoqi Llazi t`i mbushte mendjen Sandrit  ta vendoste në listën e kandidaturave të para për kryetar Bashkie në qytetin e tij.
Edhe  Sandri nuk e harronte kollaj urdhrin që i kishte dhënë Llazi, që mos t’a prekte Miçon se ishte nën mbrojtjen e tij kur ai kryente detyrën e brigadierit.
– E Naunka ta fitojmë këtë garë, pa të shohësh si vijnë vetë të mirat,- i thoshte Llazi çdo mbrëmje pas mesnate kur kthehej nga fushata pothuajse tapë.
– Mirë a ditëzi mirë, po ki kujdes se, mos të hedhin në ndonjë kanal! Pa lëri lekët që po na i bën raki e verë, po shiko se mos të fluturon koka?
– Mos e vrit mendjen Naunkë se ka kush më ruan mua! Unë i hedh lekët se m`i japin, por, edhe nuk ua ktheva, di si ti justifikojë. Se ja moi Naunkë, ai kaqoli (Biznesmeni), që është me Partinë Socialiste pagoi dyfishin me Partinë Demokratike dhe një fish për partinë Demokratike.
– Hajde Naunkë merre vesh se ç’ndodh në këtë botë?!
– Ai derdimeni kujton se ha bar una?….Po edhe unë kam hafijet e mia, që më tregojnë se çfarë ndodh rreth e qark.
-Po ai qerratai moj Naunkë, Miçua, u duk se ma hodhi me atë dëftesën e shkollës së mesme, po unë prapë e kam në dorë… Do vej nga do vej Naunkë dhe prapë tek unë do përplaset, kështu që unë do ia marrë ato para që harxhova për dëftesën.
– Kujdes Llazi se tani e ke rival dhe nuk pyet më për ty ai, se mos të ha kokën!
– Po Naunkë, po por edhe unë e kam krijuar rrjetin tim të merimangës. Më informojnë për çdo gjë Naunkë, mos ki asnjë merak…E di moj Naunkë se ku është e keqja!?
-Fol burrë se unë do të ndihmoj me të gjitha mundësitë e mia!
– Po ja në atë lagjen tënde na ka dal një pirivilkë, ajo moj Fanija e thotë se unë i kam vënë shpatullat Partisë dhe ajo nuk ma shpërblen. Nuk i takon Llazit të jetë kryetar Bashkie, po unë se jam e persekutuar dhe  me shkollë të lartë, e me master dhe gjithë kohën kam qenë e internuar, kurse Llazi vetëm burg ka bërë.
– Po hë Naunkë si thua ti? Kësaj i thonë: “Rrite gjarprin të të hajë kokën”.
-Llazi! Llazi! Hidhu… me ca leka dhe, atëherë fol me mua, se fisin që kam una nuk të lë në baltë. Po pagove, unë do të bëjë kryetar Bashkie dhe më vonë nuk i dihet, se ty të gënjen mendja se e  fitove garën dhe do rrish përgjithmonë kështu. Unë Llazi, unë kam fis të gjerë dhe ata do të ndihmojnë, ama dhe tina jo vetëm të mendosh për vete, por edhe për fisin tim.
– Ee, Naunkë kaluan pesë vjet dhe Lazi mbeti po ai që ishte.
-Ndrysho Llazi se aq shkollë ke tina kanë dhe ata djemtë që bredhin nëpër fushata dhe në fund i shikon në doganë ose punonjës në aeroport, apo në përfaqësitë e shteteve në detyrën e ambasadorëve.
– Mbaje mirë me mua Llazi, se unë e mbarova shkollën bujqësore natën dhe kam shoqërinë time dhe ata kanë zënë pozicione kyçe.
– E di moj, e di që e ke mbaruar, po unë po mendojë për ty që të jap diplomën e shkollës së lartë për mësuese, në lëndën e biologjisë e përafërt me agronomin.
-Qyqja Llazi dhe për këtë të paska vajtur mendja!?
-Po Naunka tani që i kemi mundësitë do t`i shfrytëzojmë deri në fund se nuk do e çojmë kollaj pushtetin ne që kemi qeverisur dikur.
-E di Llazi që ti je i mençur dhe unë prandaj të mora dhe pse nuk je dashuria ime e parë!
-E di Naunka, e di, se tanina jemi dhe rivalë me dashurinë tënde të parë.
-Maskarai, -foli nëpër dhëmbë Naunka, -ai desh të përfitonte nga unë se ishte me biografi të keqe.
-Lëre atë muhabet Naunkë po hajde të vrasim mendjen se si do e zhvillojmë fushatën?
-Hidhu, Llazi, pesë milion dua unë dhe gjithë fisin tim e ke pronto, ke për të parë po nuk i mora votat që ti do. Llazi u ngrit ngadalë-ngadalë dhe shkoi e hapi sepeten që e mbante mbyllur prej disa vitesh dhe nxori prej andaj pesë milion lekë dhe ia zgjati Naunkës.
Qoftë e bërë dhe u shtofshin dhjetëfish!- foli si nëpër dhëmbë Llazi.
Naunka mori paratë i mblodhi  në mësallë dhe vrap te vëllai i madh që kishte filluar biznesin me shitjen e paketave në rrugë.
Eja vëlla dhe shpëto nga ky siklet, bëje fisin tonë që të fitojë Llazi se më pas ke dorën tjetër dhe nuk ke përse zhuritesh në diell për pesë lekë të këtyre paqetave.
Kici e pa me mëdyshje të motrën. Për një moment mbeti pa fjalë!
– Ç’thua  motër, Llazi t’i ka dhënë këto lekë apo ia ke vjedhur!
– Jo mor vëlla, jo m’i ka dhënë Llazi dhe lëre këtë punë dhe fillo të merresh me propagandë se atë e bënë mirë ti e di unë ke eksperiencë.
Dhe Koli që u gjend aty pranë kur pa tufën e lekëve në dorë të Kicit nuk e diskutoi urdhrin e motrës, po vrap e te kunetërit e tij. Pasi bindi ata, u sul te kushërinjtë dhe si ia doli mbanë vrapin e mbajti te Kici. Kici pasi u mendua një copë herë i premtoi të vëllait se nuk do e linte pa gjë, por ama kur Llazi të fitonte…
Do shtrojmë rrugën, do sjellim plehun falas, do shpërndajmë karburant me çmim të ulët, nuk do paguani taksa etj, etj. Kici fliste e fliste pa mbarim dhe u kujtonte bashkëqytetare se Llazin do i mbante premtimet pasi kishte dhe mbështetje nga lartë.
Llazi filloi të vishej me kostum dhe kollare. Mbahej rënd dhe kudo që lëvizte pas merrte “eskortën” që e shoqëronte dhe mbështeste atë në çdo miting që organizonte.
 Dita e zgjedhjeve afroi dhe Llazi fluturonte nga gëzimi, e fliste e fliste për rrogat e pensionet, grumbullimin e qumështit, heqjen e taksës etj.
Më në fund erdhi dita e shumëpritur e Llazi e fitoi kandidaturën për kryetar Bashkie.
Ndërroi veshjen, vendosi kollare të re  dhe mori një makinë “Shavërletë” nga garazhi.
Puna po i ecte për bukuri….  
vazhdon…   
Tiranë, më 02.08.2026