Diell e hënë përmbi krye-Kasam Shaqirvela

DIELL E HËNË PËRMBI KRYE
 
Mendimet ç’po më enden si të përdala…
Shtigjeve të shpirtit shkelin qëndrueshëm
Te derë e arsyes endin merimangë të vala
Eh dhe ky gufim zemre, fort i padurueshëm.
 
Me Diellin zgjohem, me Hënën bie
Dhe gjumi rebel, s’përmbushet kurrë
Në ëndrra të trishta, kuvendoj me yje
Përse dhe Nëna jonë vejushë, pa burrë.
 
Yjet më pyesin, a unë s’u përgjigjem dot
Ku ka tretur baba, që drejtonte shtëpinë?
Ata më kujtojnë ngjarjet jo për t’i njomur me lot
Thuan, -a ka mundësi nëna, ta bashkojë Shqiptarinë?

© Kasam Shaqirvela