Dialog me veten…Marigona Zekaj

Marigona Zekaj

Pyetjet drejtuar vetes

Dialog me veten

Pse po lodhesh kaq shpejt?
Sepse çdo zhgënjim më rëndon si gur në kraharor.
Po a nuk ke kaluar edhe më keq se kaq?
Kam kaluar por çdo herë dhemb ndryshe.
Atëherë pse po mendon të ndalesh?
Sepse më duket sikur s’po ia vlen më.
Jo ti thjesht je lënduar, jo humbur.
Po nëse bie prapë?
Atëherë do ngrihesh prapë.
E nëse s’kam forcë?
Forca jote je vetë ti vetëm e ke harruar.
Po nëse zhgënjehem sërish?
Zhgënjimi s’është fundi, është mësimi.
Dhe në fund çfarë me mbetet?
Behu më e fortë se dje.
Dhe mos u dorëzo
Kurrë!