Te qoshku i rrëzuar i poetit-Thodhori V Baba

Thodhori V Baba

Te qoshku i rrëzuar i poetit

O burimi i zhuritur i jetës,
që ndehesh
me hallet pambarim,
më jep pakës uji malli
të shuaj etjen e largësisë
e të tretem në kristalin blu
të shpirtit tënd.
Eh,kjo copë xhami
që mundohet
të mbulojë brishtësinë
pse nuk rrëzohet
si qoshku i poetit
dhe të grisë damarët
e dehur të vuajtjeve
që zgjaten fanarëve të autostratave
çdo mëngjes.
O ,qoshku i rrëzuar i poetit…
të shkoj të lodhur
nga hallet e foshnjës
në rrugët e errëta
që lerosin këmbët e zbathura.
dhe të përgëzoj
cicërimën e vetme
të një mëngjesi të fshehur
mes gëmushave të pyllit tënd,
ku kënga e largët
e emigrantit rropatur mjegullës
të shohë pakëz dritë,
pakës shpresë,pakës jetë
në këtë kohë të marrë,
ku kujet e gonxheve
plakin vetveten,
të vyshkura,
në Singru.
Oh,burimi i shpirtit ,
m’i lag pak buzët e thara
në etjen e kohës,
ta ngre qoshkun e rrëzuar të poetit.
Me varkën mërgimtare
të çaj stuhive
drejt Itakës së pritjes,
drejt malit të mallit,
ku horizontet
ende mjegullohen nga retë gri